Ku i qon KEDS njehsorët elektrik të konsumatorëve?!

Çfarë ndodhe në të vertetë me njehsoret elektrik të cilet KEDS i çmonton nga shtepitë e konsumatorëve dhe i merr e i dergon në magazinat e kësaj coorporate?
Tani së fundi ne të gjithë jemi në dieni se KEDS ka vendosur që njehsoret elektrik personal të i zavendsoje me ata ma kolektiv të cilet i vendose në shtyllat elektrike të cilat gjenden pran grupit të shtëpive që jan të kyqura në rrjetin elektrik!Dhe vjen nje ditë kur punëtori i KEDS vie tek shtëpia e secilit klient dhe i çmonton/hjek njehsorin personal elektrik,të cilet në zhargonin popullor quhen sahat/ore!Dhe ta jep një vertetim për këtë.
-Është me urdher të kompanise shpërndarese!Thotë ai(punëtori i KEDS) -që të i hjekim dhe marrim me vete njehsoret.
Dhe patjeter që ka nga ata konsumatorë që nuk jan të pajtimit që tu merren njehsoret elektrik.Me arsyetimin më të thjeshtë dhe të logjikshem se ata janë pronë private e tyre dhe investim po ashtu i tyre kur dihet se ata kanë paguar goxha para për ata njehsorë.
E kur konsumatori kundershton,punëtori i KEDS ua thotë se -Mund të denoheni për këtë!
E përse të denohen konsumatorët?Se nuk deshirojnë që të vidhen pa nderpre!
Në fakt kur e kupton njeriu se në të vertetë çfare ndodhe me këta njehsorë pasi që tu jenë marrë nga kjo kompani atëhere,të del se kanë plotësisht të drejtë konsumatorët.
Arsyetimi se pse merren këta njehsorë është se ata merren nga kompania për ”expertizë”nëse dikush nga konsumatorët ka nderhyrë ilegalisht në ta dhe ka vjedhur energjinë elektrike!
OK thot njeriu e arsyeshme kjo.Nëse pastaj do ju kishin kthyer pronarëve.Por në të vertetë ndodhë diçka që i ngjanë një hajnie.Sepse këto njehsorë pasi të merren dhe grumbullohen në magazinat e tyre,merren dhe ngarkohen në kamion dhe shiten diku për 1 euro copa!
E thonë njerëzia:A pak po na vjedhin me fatura të fryera po edhe qeta po dojnë me na i shitë a??