A është kaosi kos apo kosi kaos!?!

-U bëfte deti kos,thonë këtej nga ne kur njeriu lodhet nga një gjendje dhe shprehë mos brengosjen e tijë me atë se çfare do të ndodhë ma tejë!Cilen në të vertetë mendon ai?Kosin apo kaosin!?Apo kjo është e njëjta gjë.Fjalë e njejtë që tregon të njejtën.Ose cila rrjedh nga cila?Apo s’kanë të bëjnë me njëra tjetren!
Siq jemi mësuar tanimë,shumë nga fjalet e vjetra,që rrjedhin nga lashtësia e përfliten edhe sot,kjo elita intelektuale ia atribuon një greqishte të vjeter!Por ne mendojmë se vjetersia e fjalëve të tilla marrin kuptim kur krahasohen me fjalë tipike të vjetra nga gjuha e lashtë,shqipe.Edhe fjala kaos pretendohet se ka rrenjë greke dhe se χάος do me thënë diçka si”, zbrazti e madhe, humnerë, greminë” (Wiki :Greek χάος means “emptiness, vast void, chasm, abyss”…) Por në të vërtetë fjala kaos sot nuk kuptohet fare ashtu.A ishte edhe kjo një interpretim i gabuar i një fjale që në të vertetë është fjalë e vjeter e rrënjëve të shqipes e e cila ma afer është kuptimit dhe interpretimit të fjales kos!?
E dini momentin kur një fëmijë luan me ujë në një enë dhe e ndotë aq shumë e pastajë prindet apo të tjerët i thonë :e paske ba kos.Ose kur uji turbullohet në ndonjë pus a grope e pastaj thuhet se :-qenka ba kos ose e paskan ba kos?
Pra kosi dhe kaosi që të dyja tregojnë turbullirë apo grumbull pa formë!
Për poetin Roman Ovid,Kaosi ka qenë një masë e pa formësuar.ku të gjithë elementet janë pështjellë së bashku në një ” grumbull pa formë.
Edhe Pherecydes e Siros ( FL . Pes shekull 6 ) e interpreton, kaosin si uj, si diçka çrregullt e të cilat mund të jenë të diferencuara.
Pra është diçka fluide,e pa qartë,jo e kthjellët e turbullt(në krahasim figurativ me ujin),pa formë të caktuar.Kaos-Kos!!
Tezë e guximshme ë?Punë e madhe u bëftë deti kos!!!