Njeriut i duhet edhe të jetojë,me ligj a pa të!

Në çdo rast kur mungojnë kushtet adekuate në vendin dhe nevojat ku njeriu jeton,ai mundohet që përmes gjeturisë dhe kreativitetit logjik të i kompenzojë ato përmes improvizimit apo përmes mënyrave tjera përshtatëse të krijojë kushte sa më të favorshme jetese e mbijetese!
Kjo tek ne është shpesh edhe imperativ në mungesë të infrastrukturave përkatëse që përcjell një objekt apo një hapësirë.Shikoni ndërtesat kolektive tek ne ,sidomos ato të më herëshmet dhe do ‘mrekulloheni” me lloj lloj marifeti kreativ të njeriut tanë.Edhe atëhere kur atijë nuk i lejohet me ligj të ndërhyjë në konstruktin e banesës së tijë,atj fare nuk i bënë përshtypje kjo dhe nga ballkoni,ai krijon kuzhinën!ja futë e e ngjyrosë ballkonin e vet me ngjyrë çfare atij i pëlqen duke mos çarë koken për tërësinë.Gjë e cila në një vend me shtet e ligj nuk ka shans që të ndodhë.Por ky shtet këtyre njerëzve s’pari as u ka krijua kushte që edhe këta të kenë konsideratë për qështje që prishin harmoninë e rrethit.Megjithëse nuk arsyetohen ndërtime të pa kurrfarë kriteri.Por çfarë të bëjë banori i shkretë të cilit po i vonohet dimëri e i cili në kushtet ku jeton trishton.Sepse këto ndërtesa janë të ndërtuara vetëm me blloqe betoni dhe pa kurrfarë izolimi e mos të flasim për ate se në këtë ndërtesë do duhej të kishte nxemje qendrore.

12027684_1673667949537431_372213723539042398_n12033111_1673667916204101_8831450620419531342_n
Dhe mu këto mungesa e detyrojnë njeriun të gjejë metoda që ata do i nxjerrë pa pasoja nga dimri i cili shpesh di të jetë edhe i ashpër.Ai nuk i beson ngrohjes me rrymë,e cila në fakt as nuk do duhej të jet opcion.Rrymë mund edhe mos të ketë në intervale të ndryshme kohore.si në Kosovë ma.Dhe kështu që zgjedhë drurin.Kush pyet për pyjet që po prehen me të madhe.E edhe drutë duhet të i sistemoj diku.E edhe për këtë ka një zgjidhje ai.Shteti i dobët nuk prodhon ligj të aplikueshëm.E njeriut i duhet ligji.Por njeriut i duhet edhe të jetojë me ligj a pa të!

Xhelil Arifi

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close