Cirk para shkolle!?
Nuk është shumë e qartë se kush nga kush mëson në këtë skenë!E cila është shkrepur para shkolles ”Thimi Mitko” në qender-Gjilan.A mësojnë shoferët se si të sillen në komunikacion,e sidomos para një shkolle mu në qender,nga këta fëmijë që bëjnë sikur drejtojnë atë.Apo këta fëmijë mësojnë nga këto tollovi e cila mos me thanë se shpesh ngjanë me një cirk me shikues për rreth.
E kur i ndëgjon thirrjet përtej rruge që i bëjnë këta djelmosha njeri tjetrit,sikur kjo-Hej hej ndali more ku po i lëshon…etj.Në fakt aty do duhej të reflektohej ma shumë rregull se ma merr mendja për atë jan aty!Nuk u ba nami por këshilla dhe kujdesi i atyre që i kanë nxjerrë këta të rinj aty do ishte i mirëseardhur.Të mësohemi se kur në të vërtetë duam rregull atëhere edhe të sillemi konformë asaj.