Reklama e shtetit Maqedonas në CNN,pa asnjë element nga bota shqiptare në Maqedoni!!

IMG_20150916_180642
Xhelil Arifi

Dhe flasin njerëzia për shtet qytetarësh dhe demokratik!Dhe thonë se Maqedonia është në rrugë të mirë drejtë ndërtimit të një shteti multietnik ku të gjithë qytetarët e sajë janë të barabartë dhe me të drejta qytetare të njejta për të gjithë.Mos,kujt po ia thoni.Edhe ato të drejta që kanë shqiptarët aktualisht janë të drejta gjysmake ose të drejta me qykë të zorit.Dhe jo se u bënë ata nga ana tjetër shumicë e pushtetit maqedonas të drejtë dhe në të vërtetë demokrat.Por se u detyruan,dhe atë për fat të keq,pak!Ata kanë të njejtin koncept dhe botëkuptim mu siq e kishin këtu e gjashtëmbdhjetë vite ma parë,e edhe më përpara kur kanë të bëjnë me akceptimin e realitetit tjetër të madh etnik,ate Shqiptarë!Ata sot e kësaj dite nuk donë ta besojnë se ka një anë tjetër etnike në Maqedoni.Ata kur kishin mundësi e shkelnin me këmbë këtë anën tjetër.Tani që se kanë këtë privilegjë në mënyren e vrazhdë siq e kishin,ata e injorojnë,e fshehin e mohojnë,jo vetëm nga bota për rreth por edhe nga vetvetja.Ata thjeshtë nuk duan ta besojnë që shqiptarët në të vërtetë egzistojnë,në Maqedoninë e ”tyre”.Ata edhe vendbanimet e mëdha e të vogëla tipike dhe me shumicë shqiptare i duan të jenë të tyre në atë shtetin e tyre imagjinarë por nuk i konsiderojnë si pjesë të shtetit Maqedon të tillë çfare janë.Ata kanë qenë të tillë dhe kan ngelur të tillë edhe sot nën petkun perëndimorë.

baner macedonia timeless
E si mund të mendojë njeriu ndryshe kur në CNN shikon një reklamë të mjerë propaganduese për një vend të pasur me bukuri etnike e kulturash.Është e quditshme se si dikush që bënë një film propagandistik për vendin e tijë e të injorojë një copë të madhe nga vendi i tijë.Sikur ajo pjesë të mos egzistojë fare!!!E bënë këtë një taborr paranoik apo shovinist?!Aty në atë video nuk gjenë asnjë element i cili paraqet diçka shqiptare.Si ka mundësi që një përqindje kaq të madhe njerëzish dhe territori të i injorosh sikur ata as kanë e as kanë pasë ndonjëherë ndonjë gjurmë kulture a gjë tjetër që do përfaqësonte anën vizuele dhe reale të Maqedonisë!! Edhe ajo rrëshqitja e vogel nga ana tjetër kulturore që mund të shihet në atë video,e cila i ka edhe tri pjesë tjera më shumë paraqitet si diçka Turko orientale se sa shqiptare.Dhe askush nuk e pa.Epo ne/ju shqiptarët e maqedonisë nuk egzistoni në sytë dhe planet e anës tjetër sllavo*Maqedone.Shikone videon:

Ose faqen zyrtare :
http://macedonia-timeless.com/
dhe do shihni se është mu kështu

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close