Një vepër e rëndësishme dokumentare për historinë e Gjilanit me rrethinë…

11062144_670143536425291_5745373464802170011_n
Tefik Selimi

Botime të reja

    Gjilan,18 shtator

Aliriza Selmani: “Gjilani qëndër e Anamoravës nga themelimi deri në gjysmën e parë të shekullit XX-të”, botoi Pika5/A – Gjilan, 2015, 400 faqe.

00_12_14414614411574338505
Ballina e librit dhe potreti i autorit

Historiani i shquar i Anamoravës, mr. Aliriza Selmani (1944), tashmë ka bërë emër si studiues i zellshëm në fushën e historiografisë. Ai gjer më tash ka dhënë një kontribut të jashtëzakonëshëm e të rëndësishëm për historinë e kësaj ane të Anamoravës e më gjerë, sidomos të periudhës së hershme e më vonë. Asnjë nga historiantët e kësaj ane nuk kanë bërë sa ky studiues, i cili ka botuar disa nga veprat në fushën e historinë, të cilat janë jo vetëm publicistike, historike, dokumentare, por edhe shkencore.

Ai punën hulumtuese shkencore nuk e ndali, por herë pas here krijoi dhe bëri vepra me interes të madh për kombin. Shih pët këtë, ai është njëri ndër studjuesit e zellshëm e të çmuar në shkencën e historisë. Puna e tij e palodhshme e bëri që të avansohet me gradën e magjistrit në vitin 1984, në temën “Kazaja e Gjilanit 1908-1912”. Për interesimin e tij në fushën e historiografisë, iu dha autorit tema e doktoraturës, të cilën nuk mundi ta realizojë për shkak të rrethanave të kohës. Ky historian punëtor dhe studiues, deri më tash ka botuar disa vepra dokumentare dhe një varg studimesh e trajtesash shkencore e publicistike. Tash për tash është autor i disa tekseve, si: monografia “Gjilani me rrethinë 1908-1912”- (1998), mandej, botoi veprën (bashkëautor) “Myderriz Haki Efendiu (1914-1948), të botuar më 2005, “Udhërrëfyesi i fondeve dhe koleksioneve arkivore të ANDGJ”, botuar më 2007, “Shpërngulja e shqiptarëve nga Gjilani e rrethina në Turqi”, “Gjurmime historike për Gjilanin e rrethinën” dhe vepra e tundit e tij, të cilën e botoi ditë më parë me titull: “Gjilani – qendër e Anamoravës nga themelimi deri në gjysmën e parë të shek. XX” (2015. Mr. Aliriza Selmani është bashkëpunëtor i jashtëm i Institutit të Historisë dhe atij Albanologjik të Prishtinës. Jo vetëm kaq. Vepra e tij e botuar ditë më parë, është një punë kulmore hulumtuese dhe studimore për qytetin, Gjilani me rrethinë.

Vepra në fjalë është me peshë shkencore e dokumentare, por është edhe fort e qëndrueshme me shumë të dhëna të “argumentuese”, të cilat e rrumbullakësojnë një vepër me karakter të mirëfilltë shkencor, publicistik e dokumentar. Autori është njohës i mirë qytetit me rrethinë, i cili, si studiues ju ka qasur për ta ndriçuar sado pak këtë “materje” historike e dokumentare, e cila i ka munguar gjer më sot Anamoravës e Gjilanit. Në anën tjetër, vepra e A. Selmanit është një studim i gjithanshëm i disa fushave, të cilat janë të rëndësishme e me interes të gjerë për popullin tonë. Po ashtu, autori i monografisë për Gjilanin e ka përfunduar me sukses veprën e tij, e cila, siç vlerësohet edhe nga të tjerët, është një dije mjaft e gjerë, ku autori, nëpërmjet intervistave, dokumenteve, të dhënave, datave, vendeve, lagjeve, njerëzve, por edhe të bashkëbiseduesve, e ka rrumbullakësuar një “projekt” kapital, i cili, thënë ndryshe, është një vepër kulmore e historisë së Gjilanit me rrethinë. Ky projekt nuk është ndonjë roman, as vepër dramatike, por as poezi e tregime, por është dokument që flet dhe “rrëfen” ngjarje kohe, e cila kohë, për popullin shqiptar ishte kohë pa kohë. Nuk ka më bukur se ta ndriçosh atdheun tend! Atdheu është – mbi të gjitha! Kjo vepër e mr. Aliriza Selmanit na përkujton veprën e shkrimtarit e idelogut të madh të çështjes sonë kombëtare, Sami Frashërit, “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet”, në të cilën vepër autori i saj (Samiu) shkriu tërë dijen e tij për ta pasqyruar e rrëfyer popullin dhe atdheun shqiptar, Shqipërinë Naryrale. Ai nuk ka lënë vend, ngjarje e “sende”tjera pa i ndriçuar. Këto janë argument të forta, të cilat rrëfehen e studjohen nga anjë kohë e hershme e botës shqiptare. Edhe Aliriza Selmani flet për Gjilanin si vendbanim fshat i një kohe të hershme. Flet për banorët e hershëm dhe fillet e islamizmit. Por, flet për familjen e Gjinollëve, e cila “familje e ka sunduar Kosovën” (f.39). Pra, Gjinollët janë themeluesit e Gjilanit, të cilët, më vonë, janë shpërëndarë nëpër qytetet e Kosovës. Autori në veprën e tij flet për adrministratën osmane, për popullsinë e qytetit të Artanës (Novobërdës). Pra, libri i autorit është një studim monografik, në të cilin ka marrë në shqyrtim aspekte zhvillimore të disa fushave të veprimtarisë shoqërore dhe të kulturës material e shpirtërore të popullsisë së qytetit të Gjilanit dhe të rrethinës. Mr. Aliriza Selmani, në veprën e tij “Gjilani – qendër e Anamoravës nga themelimi deri në gjysmën e parë të shekullit XX”, është treguar njohës i mirë i qytetit me rrehinë, ku më tepër është mbështetur në hulumtimet arkeologjike, por edhe në dokumentet dhe në defterët osmane, të cilat kanë të dhëna për popullsinë dhe jetën që zhvillohej në Gjilan e rrethinën e këtij qytetit të Anamoravës.

Andaj vepra në fjalë është një fryt i hulumtimeve të kryera për një periudhë mjaft të gjatë, e cila, si e tillë, do t’i plotësojë kërkesat e lexuesve të moshave të ndryshme. Kjo monografi, e cila është e para e këtij lloji, lexuesi do të ketë mundësi të ketë informacione sa më të bollshme e të plota rreth qytetit me rrethinë, të cilat informacione janë të qëndrueshme në fushat e veprimtarisë shoqërore, kulturore e arsimore, ekonomike, bujqësore, zejtare etj. Pra, autori i veprës flet për popullatën e Gjilanit me rrethinë gjatë periudhës së përmendur, por pa bërë ekzagjerime të gjërat, duke mbetur besnik të vërtetës së shkruar me fakte e dokumente. Autori është munduar ta paraqes “gjendjen” realisht si e ka parë syri i tij apo të tjerët që i kanë rrëfyer. Ky dokumentar krysisht bazohet në burimet e shërbyera nëpër arhiva të ndryshëm.

Autori ka shfrytëzuar arhivin e Shtetëror të Maqedoniës, Shkup, Arhivi i Kosovës, të Tiranës, Arhivi Ndërkomunal në Gjilan, Kuvendi i Komunës së Gjilanit, sektori i Kadastrës, Këshilli i Rrethit të Gjilanit, dokumentet e botuara nga Arhivi i Turqisë e shumë materiale të tjera. Autori, A. Selmani ka shkruar mjaft për këtë trevë, e cila si temë boshe ka Gjilanin, i themeluar si (kasaba) në gjysmën e dytë të shekullit XVIII nga familja feudale e Gjinollëve. Në monografi flet se si ky qytete bëhet një qendër zejtare, bujqërore, blegtorale, për t’u shndërruar më vonë në një nga qendrat kryesorë të Kosovës me një rëndësi strategjike, ekonomike e politike, gjë të cilën e përmendin edhe shumë emisionarë diplomatic, udhëpërshkrues e shkencëtarë të kohës, që lanë shënime për këtë qendër të rëndësishme të Anamoravës.

Pra, edhe vetë autori në parathënie e kësaj monografie ka shtuar se,”periudha që përfshin kjo monografi është me plot ngjarje dhe fenomene historike, për të cilat mund të shkruhen monografi dhe studime të posaçme. Ajo që ka shërnuar historiografia serbe, shumica syresh janë të karakterit politico-propagandistik, e që janë shprehje e subjektivizmit dhe të shtrembërimit të fakteve” (f.20). Pra, autori ju ka qasur shumë fushave ti ndriçojë, duke filluar themelimin e qytetit, Gjilanit me rrethinë gjer në gjysmën e parë të shekullit XX-të, mandej flet për gjendjen e arsimit të kësaj kohe, për shkollat e hershme të kësaj ane, për Gjilanin në periudha të ndryshme, për atë se si dukej në kohën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, gjatë dhe pas Revolucionit të Xhonturk, për kohën kur u shtrua çështja e alfabeit të gjuhës shqipe, gjatë kohës së luftëravë për çlirim këtij teritor deri në gjysmën e parë të shekullit të XX-të. Monografinë autori, A. Selmani e ndanë në shtatë kaptina, e ato janë: E para: Anamorava –tërësia e hapësirës etnike shqiptare; Anamorava në shekujt e parë të administrimit osman; Gjilani – qendër e kazazë; Trashëgimia e kulturës materiale e shpirtërore dhe popullsia e Gjilanit; Hidrografia, toponomastika dhe infrastruktura publike në qytetin e Gjilanit; Zhvillimi i jetës shoqërore – ekonomike në qytetin e Gjilanit me periferi – fundi i shekullit XIX dhe kaptina e fundit: Shkollat dhe arsimimi – shekulli XVII deri në mbarimin e Luftës së Dytë Botërore.

Një monografi e plotë dokumentare e shkencore ka munguar gjer më tani për historinë e Gjilanit dhe rrethinës së Anamoravës. Janë këto ngjarje historike, të cilat nuk do të duhej të anashkalohen e të lihen pas, por do të duhej të ndriçohen, për faktin se, shumë padrejtësi të mëdha janë bërë në popullatën shqiptarë nga regjimi serb e regjimet tjera të mëhershme, të cilat, të vetmin “mjet” e patën dhunën, vrasjen, dëbimin, zhdukjen dhe torturimin e masës gjer në asgjësim të fundit, me të vetmin qëllim që të bëhet konolizimi i tokave shqiptare nga kolontët serbë, malazez, turq e të tjerë. Ky libër ndriçon shumë aspektë të historisë së kësaj ane, sidomos të qytetit të Gjilanit, ku populli vuajti e duroi, por kurrë nuk u gjunjëzua para pushtuesve shekullorë. Vepra ka 400 faqe tekst, por vepra posedon mbi 100 foto të ndryshme të kohës.Përurimi do të bëhet më 3 tetor në Sallën e Teatrit të qytetit, në Gjilan, në ora 11-të.

Legjenda: Ballina e librit dhe potreti i autorit

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close