Në Indi,njeriu mbulohet me asfalt!
Policia në rrethin Katni të shtetit qendror Indian Madhya Pradesh ka thënë të hënën se një person i moshës mesatare,të premten në mbrëmje ka qenë duke u kthyer për në shtëpi kur ka rënë në një gropë.Ndërkaq më vonë punëtorët rrugorë e kanë mbushur atë gropë rruge me afalt pa e vërejtur se një njeri kishte rënë në të!
Më vonë banorët lokal e kanë vërejtur një pjesë të këmishës së viktimës mbetur jashtë sipër asfaltit të shtruar.Por për fatin e keq të viktimës ishte ba vonë.
Ndërkaq ,vozitësi dhe punëtori që kanë punuar në shtrimin e rrugës janë bugosur dhe mbajtur në arrest në lidhje me këtë incident.