Pamje e zakonshme para bankave kur vjen dita e marrjes së atij që i thot pension populli e që në fakt nuk është,por lirisht mud të themi se është një lëmoshë e shtetit ndaj banorëve të vet.
Se as ndihmë sociale nuk është e as pension jo.E si të quhet që është diçka kur në fakt nuk është !?
Po të ishte e/i tillë,të pakten njerëzit që presin tërë ditën para këtyre filialave,pleq e të sëmurë e shpesh në shi,diell e ftohët do kishin mundësinë të jetojnë një jetë dinjitoze.Por jo ata as barërat e tyre e lene ma sherbimet tjera të shumta shendetësore,nuk mund të i paguajnë.
Por ata prap janë të mvarur nga kjo lëmoshë,dhe mezi se s’presin ditën kur bëhet për ta marrë këtë lëmoshë.Dhe parkojnë eshtrat e tyre edhe ashtu të lodhur e të raskapitur para dyerve të bankave të cilat mbajnë rendin e tyre dhe s’u intereson fare se a mundet një plak të pres gjithë atë kohë këmbë që nga mëngjesi i herëshëm e deri vonë.E jo vetëm këtyre,por askujt nuk po i intereson e lëne ma atij që këta pleq i paguajnë tatim edhe kur i blejnë barërat e tyre.
Të paktën barërat të i kishin falas dhe kontrollin mjeksorë.E pse mos ta kenë kur miliona a ma shumë vidhen e nuk e di kush kah shkojnë e këta marrin lëmoshë dhe me këtë lëmoshë duhet të jenë edhe qytetarë që mbajnë shtetin!
Xhelil Arifi