Gjilan, 30 shtator

dm mikel

  • Edhe pak ditë, në Stubëll të Vitisë, do të mbahet Manifestimi Kulturor e shkencor “Takimet e Dom Mikelit”, i cili manifestim i kushtohet mësuesit të shkollës së parë të kësaj ane të Malësisë së Karadakut, Domi Mikel – Tarabolluzit në Stubëll. Është kjo një festë e madhe për shkollën tonë kombëtare shqipe. Andaj, kjo festë e shkollës shqipe e vitit 1905, shënon një ngjarje tejet me rëndësi historike e kulturore tek ne. Tash e 26 vjet me radhë përkujtohet kjo shkollë e hapur në fshatin Stubëll të Vitisë. Në këtë Manifestim Kulturor të “Dom Mikelit…” do të marrin pjesë shumë qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare, si nga: Maqedonia, Shqipëria, Presheva e mese të tjera shqiptare, të cilët do të vijnë e do të mësojnë më shumë për hapjen e shkollës së parë shqipe në Stubëll nga mësuesi Dom Mikeli Tarabolluzi. Qysh tash janë bërë përgaditje për të shënuar këtë ngjarrje të madhe kulturore, e cila, ngjarje po e nderon jo vetëm qytetarët e Stubllës, por edhe qytetarët e komunave tjera të kësaj ane. Manifestimi Kulturor i Dom Mikelit do të mbahet në Qendrën Rinore të këtij fshati. Engjëll Koliqi, njëri ndër organizatorët e kësaj ngjarje kulturore ka thënë se, ky Manifestim tashmë është bërë Tradicional, i cili ka karakter letrar, kulturor e shkencor. “Është edicioni i 26-të me radhë, i cili manifestim kulturor mbahet më 3 tetor (2015) në Stubëll të Epërme të Vitisë. Siç dihet, sivjet ky Manifestim Kulturor trajton temën “110 vjetori i Shkollës së Parë Shqipe Legale në Stubëll”.

Untitled

Pra, është një ngjarje shumë me rëndësi për këtë anë dhe për krejt Kosovën. Pra, këtu do të flitet për hapjen e shkollës së parë shqipe në Stubëll, e cila vatër e parë e dijes, sivjet rrumbullakëson 110 vjet të fillimit të punës së saj legale. Mandej, si shtoi ai, – në kuadër të këtij organizimi do të promovohen dy libra: “Miqtë e mi në amshim” prej Dom Lush Gjergjit dhe “Arbërorët ndërmjet kishës perëndimore e asaj lindore” prej autorit, Gjon Berishës. Kësaj here do të marrë pjesë edhe Jetullah Haliti – Eti, piktor, dajë i Agimit, i cili, poetit ose Qedrës Kulurore në Stubëll do ti dhurojë një piktura nga opusi i tij artistik. Si zakonisht, në këtë manifestim do të mbahet një orë letrare ku do të ndahen çmimi “Agim Ramadani” për tri poezitë më të mira dhe çmimi “Qeshk Ukaj – veteran i arsimit”, ndërsa për programin argëtues do të kujdesen instrumentistët nga Filarmonia e Kosovës dhe Ansambli “Kemajl Azizi” nga Vitia. Manifestimi “Takimet e Dom Mikelit” mbahet që nga viti 1990, duke mbledhur njerëz të të gjitha shtresave dhe fushave të dijes, të artit e të kulturës përgjithësisht dhe nga mbarë hapësira shqiptare.

Tefik Selimi