ASNI PUNË NUK T’THRRET…
(Sallq,Artakoll)
Ni t’dërvarsi i shkon ni musafir.E priti mirë e i bani fort muhabet i zoti i shpisë.T’nesrit musafiri po lypë izën me u que e me shkue n’shpi.
I dërvarsi po i thotë:
—Rrimë, bre mik,se ty tash nuk t’thrret kurrfarë pune!Shyqyr ,djem e nipa t’u kanë ba boll!
—E,bre mik-po i thotë musafiri-asni punë nuk e hap gojeën e me britë: “O hajde punom!” ,po vetë duhet me marrë me men se puna thërret.
UNË SE KAM MJELLË AREN HALA
(Padalishtë,Drenicë)
Ni Zllakuqanas i ngjet kijet me livrue ditën e dielle.Prifti kapercen atypari edhe n’ven se e me i thanë “Puna e mar!”,po i thotë:
–A s’po t’vjen marre si i ki ngjitë kijet t’diellen?A e di ti që zoti,kur e ka jaratisë dynjanë për gjashtë ditë,t’shtaten ditë,t’diellen,ka pushue!?
–Paj,zoti e ka krye punën edhe ka mujtë me pushue,a unë,si p’i sheh ti,lum urata,s’e kam mjellë aren hala, –i tha i zllakuçansi.