Ditë pushimi një nga ato të zakonshëmet.Pa shumë njerëz.Biles edhe pamjet e qenëve që shetisin ose të tillë që bëjnë dremitjen ditore mu në mes qyteti,të lirë pa i penguar kush janë po të njejtat,për vite me radhë!!Dhe shih paradoxin i cili lidhet po me qentë.Këndej i ke të tillët që lëvizin dhe shetisin të lirë kudo nëpër qytet/Gjilan e të cilët s’kan as të zonë e tyre dhe paraqesin rrezik për kalimtarët,e këndej shih tabelën përballë parkut të qytetit e cila ndalon shetitjen e qenëve pa maskë në parkun e qytetit.
Hmmm,po këta/qenë të cilët shetisin e flejnë ku tu vie më së miri mu në mes qyteti e në park,pa të zonë e tyre kanë maskë,apo për të tillët nuk vlenë mbishkrimi se nuk dinë ta lexojnë!Apo ku është problemi??E tërë përditshmëria Kosovare është e mbushur me paradoxe,për fat të keq!
/Proinformacion.org