XHITH QYTETET I GJEZDISE
(Veleshtë,Strugë)
-Xhith qytetet i gjezdise,
or fisnik zotnoj,
ni nuse s’na prune
or Fisnik zotnoj!
–Nuse kishte shum-e
non-e,mori nonë,
po s’i dosha un-e,
non-e mori nonë,
Dua nuse veleshtare,
non-e mori nonë,
veleshtare e shkollare
non-e,more nonë.
Ç’I PELÇEVE GJALIT
(Tuhin, Kërçovë)
–Ç’i pëlçeve gjalit,
o moj façemollë,
a sahat’n e dorës,lule,
a vetllën e hollë?
–As sahat’n e dorës ,none,
as vetllën e hollë,
po më thoushin Bashkim aga
se o gjalë me shkollë
Oun do plas-e,oun do vdes-e
pa e morë nuk e loj.
/Proinformacion.org