Mediumet serbe:”Krijimi i FAK nuk përkrahet nga vendet perëndimore!!”


Një gënjeshter e radhës apo…..

fsk

Mediumet serbe raportojnë se kinse ,përfaqësuesit e vendeve perëndimore në Prishtinë nuk e përkrahin atë që FSK në një të ardhëme të afërt të shndrrohen në forca të armatosura të Kosovës.Kështu të pakten raporton Blic.
“Është e saktë që Kosova në një të ardhme do i ketë forcat e saja të armatosura ,por jo së afërmi.Para së gjithash kjo temë do duhej të ishte pjesë e procesit së nrmalizimit të mardhënieve me Beogradin.Vendimet e njëanshme të Prishtinës nuk do i miratojmë” kinse i kanë thënë kësaj gazete diplomatë të lartë perëndimorë Në Prishtinë.
Edhe çka është më e rënda kinse ata i kanë thënë kësaj gazete se :”Prishtina do duhej që për atë ushtri të ardhme ta ketë pajtueshmërinë e plotë nga sërbet e Kosovës.”
Më tutje thuhet se ” Isa mustafa si dhe Hashim Thaçi e kanë lansua këtë temë për të ja shmangur opinionit të mbrendshëm shumë të tjera më të rënda të pa këndëshme.”

Dhe gjithnjë sipas kësaj gazete,formimi i AKS “zajednicës” e posaqërisht i gjykatës speciale e kanë trazuar opinionin e rretheve ” radikale ” në Kosovë ,ndërsa Mustafa dhe Thaçi janë bërë shënjester e akuzave për tradhëti e të tjera të ngjashme.Dhe se lansimi i kësaj teme në opinion për formimin e Forcave të armatosura është bërë vetëm që ta heqin vëmendjen nga kompromiset që po i bëjnë me Serbinë dhe EU” thuhet më tej nga bashkbiseduesi i kësaj gazete beogradase.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close