Libri i i bërë nga fije liri ,ndryshe i quajtur edhe” Liber Linteus Zagrabiensis” latinisht është teksti,më i gjatë i shkruar në gjuhën etruske.Kjo gjuhë ka pasur një ndikim të madh në botë nga që ajo kish ndikuar shumë në latinishte, por në ditët e sotme, ajo është e humbur. Vetëm disa dokumente të lashta na shfaqët ajo. Pjesë të mëdha nga Liber Phellinus janë ende të pa përkthyera në këto ditë. Nga ajo që mund të përmblidhet nga libri,pjesë të tij, duket të jetë një kalendar ritual, edhe pse në fillim ishte menduar se ishin rituale varrimi në detaje.
Është e habitshme se Liber Linteus ka mbijetuar gjithë këtë kohë pavarësisht se këto shkrime datojnë nga shekulli i tretë BC ,dhe është e pazakontë për librat nga liri të qëndrojnë aq gjatë, por Liber Linteus nuk ështe libër i zakonshëm. Ai mbijetoi sepse i ishte ndrruar destinimi. Libri ishte prerë në copa dhe për tu përdorur nga egjiptianët e lashtë për të mbështjellë një mumje.
Kjo do të thotë se Liber Linteus ishte ruajtur në gjendje të mirë, por ngeli për një periudhë të gjatë kohore i pa studiuar. Edhe kur u gjet, shumica e njerëzve të cilët e panë atë thjesht supozouan se ishte text egjiptian.
/Proinformacion.org