“Vojvodina=Katalonija”,Po shpeshtohen zërat që kërkojnë republikë për Vojvodinën


Gjenerata relativisht më të vjetra,e mbajnë mend periudhen kohore kur kish filluar të shpërbëhej ajo Jugosllavia AVNOJ-iste dhe trazirat që përshkonin në skenen politike që ë vonë u shndrruan në luftë të armatosur e cila edhe solli çthurrjen përfundimtare të atijë shteti artificial e të pa drejtë.Në ato kohë Serbia ishte ajo që pretendonte ndaj vendeve dhe popujve që përbënin atë krijesë.E cila i çmontoi dy autonomi,dhe rrëzoi disa pushtete dhe vendosi të tjera vazale.Tani kur merremi me ato dy autonomi ,punën e autonimisë së Kosovës dhe udhën për liri të më pastajme e njohim.Por kishte edhe një tjetër autonomi të clën e kish rrënu serbia aso kohe;fund vitet e tetëdhjetave e fillim vitet e nëntëdhjetave!

Vojvodina-Katalonija-620x350

Ajo ishte Krahina Socialiste e Vojvodines.Kishte një rezistencë relativisht të madhe nga ana e vojvodinasëve dhe udhëheqësisë së atëherëshme të asaj pjese Jugosllave,të cilët quheshin “autonomashi”nga politika dhe strukturat hegjemoniste serbe,sepse mbronin autonominë e tyre nga pretendimet serbe.Ata nuk ia arritën ta mbronin autonominë që kishin,e që iu garantonte qeverisje të mirë të vendit të tyre.Atë ua rrëzoi serbia e cila në një farë mënyre e aneksoi dhe e futi si pjesë përbërese e kushtetutës së tyre,dhe e solli në një gjendje të një rajoni me një autonomi simbolike.D.m.th. e nënshtroi të tëren.Edhe pse kohë pas kohe kishte zëra që nuk i bindeshin këtijë degradimi por ato nuk kishin fuqinë e duhur për të ndikuar më fuqishëm në rikthim të identitetit politik vojvodinas që njihet si Lale!

Tani kohëve të fundit kur ka fillua të zbehet presioni shtetrorë serb,për shkaqe të ndryshme,edhe zërat e ngulfatur pro pavarësisë më të madhe kanë filluar të ngrejnë krye!Ishte ajo partia e Nenad Çanak LSV e cila gjithmonë përkrahte një atonomi më të madhe por që nuk shkone shumë më larg;kurse tani kohëve të fundit kanë dalë forca politike që haptas kërkojnë Republikë!Këtyre u prinë -Vojvođanska partija e cila këtë të diele kishte organizar tubimin “shetitja për Vojvodinën” në përvjetorin e 26 të ashtuquajturit ” jogurt revolucije”.Kjo parti kërkon republikë për Vojvodinen.”Federalizim i Serbisë,regjionalizim asimetrik,ku Vojvodina do kishte tatusin e republikës” kjo është ajo për të cilën angazhohet Vojvođanska partija,thotë Aleksandar Odžić nga kjo parti.

Ky nuk është i vetmi aksion dhe i vetmi angazhim për republikën Vojvodinase.Ato sa po shkon e po bëhen më të zëshme dhe më të shumta .Pak kohë më parë në Novi Sad ishin paraqitë grafite me mbishkrime “Vojvodina Katalonija” pas së cilës qëndron Mlada Vojvodina (Vojvodina e re) e cila kërkon radikalizim të qështjes së Vojvodinës.
Normale që është ajo ana tjetër pushtetare që e kunershton këtë.Por se cili do të jetë statusi i Vojvodinës në të ardhmen do jetë më i qartë pas zgjedhjeve të ardhme krahinore.

/proinformacion.org

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close