Advertisements

Teori e re se përse u zhdukën Mamuthët!


Zhdukja e MAMUTHËVE në Euroazi ka ndodhur në fund të Pleistocenit. Ata nuk vdiqën vetvetiu. shumë nga megafaunët e ndryshme, duke përfshirë arinjtë e shpellës dhe Pilosa (kafshë dembele) gjigande , janë zhdukur përafërsisht në të njëjtën kohë. Ka shumë teori se pse Mamuthi ishte zhdukur, si:për shkak të ndryshimeve klimatike, sëmundjeve, ndryshimeve gjeologjike, ose nga gjuetia njerzore , por një teori e re thotë se toka ishtë përgjegjës.

mamouth1

Shkencëtarët rusë kanë zbuluar varreza vigane ku skeletet vigan të mamuthëve kanë pësuar dëme që nuk janë shkaktuar nga trauma. Pa marrë parasysh se çfarë ishte mosha e tyre, këto Mamuthë treguan shenja të zbutjes, deformimit, apo eshtrash të brishtë. Në dy gropa grubujsh të kockave vigane mamuthësh, 90% e mamuthëve kanë vuajtur nga osteoporoza. Sergei Leshchinsky, nga Tomsk State University, beson se kjo është për shkak se ata nuk kishin minerale të mjaftueshme të nevojshëm për eshtra të shëndoshë dhe, ndoshta, edhe për muskujt gjithashtu. Mungesa e papritur e ushqyesve jetike nuk ka ardhur nga një reduktim i bimëve jetësore, por erdhi nga një ndryshim i dheut nën këmbët e tyre!

mamuth

Ka zona të veçanta ku kafshët mblidheshin për të ngrënë baltë, ose pinë ujë të baltosur. pjesa e baltosur në këto zona ka shije të kripur, dhe është e mbushur me natrium, magnez, kalcium, fosfor dhe minerale të tjera të nevojshme për të mbajtur trupin në lëvizje. Ato duken njëjtë si çdo copë toke tjetër me baltë, por kimikisht ato janë vrima burimi në një shkretëtirë të madhe mineralesh.

Në epokën e vonë të akullnajave, këto oaza janë zhdukur. Detet e rritura kanë përmbytur zonat e ulëta, dhe reshjet e dendura kanë shpëlarë mineralet kripore nga toka në zonat e larta. Për kafshët e mëdha, të varura nga këto grumbullime të mëdha të mineraleve, dhe fundi i disponueshmërisë së këtyre thesareve të padukshme të mineraleve mund të ketë shkaktuar një vdekje të ngadaltë. Edhe pse dukej se mamuthët kishin çdo gjë nevojshme për ta , ata vdiqën nga uria./proinformacion.com

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close