Priftërinjtë e Shën Bigorit ishin vrarë ! Zbulim që duhet të flet shqip

Loading...
11960022_1029314050435528_7462773031605761449_n
Nga Fahri Xhrra

“Janë gjetur mbetje njerëzore, për te cilat supozohet se u takojnë trupave te vrare te klerikëve te Manastirit te Bigorit ne një lokacion tejet te vështirë pylli te dendur përmbi Manastirin dhe nen fshatin Galiçnik. Supozohet se behet fjale për mbetje trupore te dy klerikëve te likuiduar me 1918 nga autoritetet serbe te kohës. Sipas te dhënave priftërinjtë e Kishës Shën Petka ( Shën Premtja ), ne te cilën kishte edhe shkollë , e kundërshtonin pushtetin e ri qe te ushtronte serbizim te popullatës lokale, mu për atë shkak ata ishin likuiduar ne terren tejet te vështire për tu gjetur. Ne atë kohe qe e ndaluar rreptësisht te flitej për ketë rast me qellim qe i njejti te harrohej.

atacks

Eshtrat janë gjetur duke iu falënderuar 93 vjetarit Zendel Ahmeti nga fshati Radostush (Rostush). Ai si fëmije ka pikasur dy trupa te dekompozuar me veshje kishtare ( mantel) dhe emblema kishtare. Kohëve te fundit plaku vendosi te ndaje ketë sekret me igumenin e Manastirit te Mbigurit, arkimandriti Partenij. Ai menjëherë ka dertuar murgj qe ta hulumtojnë terrenin, por pa sukses, sepse kish kaluar shume kohe dhe natyra me fenomenet e saj i kishte mbuluar trupat. Igumeni i humbi shpresat, megjithatë murgjit, Pajsij, Amvrosij dhe Nefont kishin vendosur qe te kërkojnë përsëri. Ata fillimisht u takuan me gjysh Zendelin, i cili ua tregoi rrugën nga shtëpia e tij ne fshat,pastaj per tek shpella , respektivisht te vendi ku i kishte pare trupat e pajete. Murgjit kishin shkuar te vendi i quajtur: “Tek Popat” (te priftërinjtë), kishin kërkuar gjithë ditën tek shpella e bile ishin ndarë që të kërkojnë edhe te mali. Para se te erret, murgu Nefont kur i pat humbur shpresat se do te gjenin ndonjë gjë, sheh një shpend ne qiell i cili rrotullohet ne je vend. Murgu shkon te ai vend dhe sheh qe shkëmb te madh , pas te cilit fshihej nje shpelle e vogël. Vendi ish i mbuluar me degë, gurë dhe gjethe. Nifonti fillon te gërmojë me duar. Ne një thellësi prej 20-30 cm gjen ne asht, vazhdon dhe gjen edhe eshtra te tjerë. I herret murgjit e tjerë dhe vërtetohen se behet fjale për eshtra njerëzish. Kthehen ne Manastir dhe i tregojnë At Partenij për vendin dhe me vonë e lajmërojnë policinë.
Zëdhënësi i policisë njësia ne Tetove, Marjan Josifoski deklaron me 6.11.2015 qe ne Stacionin e Policie Radostush (Rostush) me 05.11. 2015 murgjit kane gjetur 30 eshtra njerëzore tek vendi “tek Priftërinjtë” , i kane futur ne thes dhe më vonë policia i ka bere procedurat normale për ketë rast behet fotodokumentacioni dhe ne ditët ne vijim pritet qe te behën ekspertizat nga organet kompetente me qellim qe te zbardhet identiteti i klerikëve te vrarë.”

Ky ishte lajmi gazetaresk , Por të mos lejojmë që të manipulohet me historinë !
(Mbretëria serbe, nga viti 1913 deri në vitin 1941 ushtroi politikë tepër barbare ndaj popullsisë shqiptare, të besim fetar mysliman, ortodoks dhe katolik, por edhe ndaj popullsisë maqedonase. Bile, maqedonasit as që i njihte për popull, kurse shqiptarët myslimanë mundohej t’i tjetërsonte në turq. Por ama përqendrimin fillestar asimilues pushtuesi serb e koncentroi ndaj popullatës shqiptare me besim ortodoks, duke e shpërdoruar për këtë politikë asimiluese edhe kishën nacionaliste serbe dhe besimin e tyre, prandaj shqiptarët ortodoks i pat “konvertuar” zyrtarisht në serbë.”- rrrëfehet Branko Manojlovski nga fshati Kiçinicë i Rekës së Epërme të rrethit të Gostivarit (Shqiptarët ortodoksë të Maqedonisë . Pse heshtë Kisha Autoqefale e Shqiperisë ? Fahri Xharra )

Mos të harrojmë : “Në arkivin shtetëror të Maqedonisë janë disa nga dokumentet më të reja që tregojnë se Kisha Shën Jovan Bigori, ose Shenjt Jovan Bigori, siç shkruhet në këto dokumente deri në vitin 1945 ka qenë nën kompetencat e kishës autoqefale shqiptare. Letërkëmbimi midis Kryetarit të kishës ortodokse shqiptare për Rekën e Epërme, Peco Novaku me Kishën Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë është bërë në gjuhën shqipe, ndërsa festat kombëtare, si 28 nëntori – Dita e shpalljes së pavarësisë është festuar në manastirin Shën Jovan Bigori. Historiani Skënder Hasani thotë se manastiret e shekullit X, XI dhe XII në territorin e sotëm të Maqedonisë argumentojnë prezencën edhe në këtë pjesë të trungut arbëror dhe jo rastësisht si objektet e tjera të etno- kulturës shqiptare të antikitetit dhe mesjetës ishin në shënjestër të asgjësimit nga mekanizmat shtetërore.” ( fxh , Manastiri “Shën Biguri” i shqiptarëve)
( shkrimi gazetaresk është nga http://www.ohridnews.com/vesti/90212

Fahri Xharra , 14.11. 15
Gjakovë

Loading...
Advertisements

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close