Advertisements

Atëhere kur Gjilani Njihej në botë si vendbanim Shqipërie

Nga libri i korospondecave të Leon Trotsky “The Balkan wars, 1912-13”

 


“E megjithatë i gjithë ai rajon, nga kufiri i vjetër i Serbisë deri te Shkupi (Üsküb) është shumë i pasur sa i përket pjellorisë natyrore. Drejt nga qendra e Maqedonisë, rreth Tetovës dhe Kërçovës, vendi është pakrahasimisht më i varfër, por popullsia është shumë më e mirë.
Në atë zonë ju hasni në fshatra shumë të pasura, me shtëpi dy dhe madje edhe tre katëshe të larta. Shpjegimi është se nga ato vende më pak pjellore fshatarët shkojnë jashtë për të punuar për një kohë në Amerikë, për të kursyer para atje, dhe pastaj kthehen për të ndërtuar shtëpitë e veta.

“Sipas planit fillestar, ne ishim për të vazhduar drejt jugut nga Virac për në Gjilan,qender e asaj pjese të  Shqipërisë.

Gjilani
Gjilani

Por doli se nuk kishte nevojë për ne në atë zonë,Shqiptarët kishin ikur, dhe nuk pritej asnjëlloj kundërshtimi nga ai rreth.kështu një brigadë e jonë u dërgua në Prishtinë më parë përgjatë Kufirit me Serbinë, përmes Lisic, dhe pastaj në brendësi, në kodrat e Prapashticës. Nuk kishte luftë, përveç luftës së pandërprerë me kushtet natyrore. Stafi ynë gjeneral me sa duket nuk kishte asnjë ide në atë se çfarë këto zona kufitare janë.

Pavarësisht nga natyra malore e vendit dhe pothuajse mungesa e plotë e rrugëve, neve nuk na u dhanë armë malore por nga ato të rënda howitzera…

……………….Përgatiti :Xhelil Arifi/Proinformacion.com

 

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close