Advertisements

Poezi që prekin përditshmërinë tonë përmes refleksioneve meditavive me ngjyra poetike e artistike…

tefiku
Nga Tefik Selimi

Gjilan, 22 dhjetor


 

Për herë të dytë po na paraqitet me vepër letrare Selvete Abdullahu, poete nga Zhegra e Malësisë së Karadakut.

Selvete Abdullahu, poete nga Zhegra e Gjilanit

Ajo pas 12 vitesh mungesë, po i rikthehet përsëri fushës së letërsisë me vëllimin e dytë poetik, “Baladë e humbur”, vepër kjo e botuar ditë më parë nga Shtëpisë botuese “Beqir Musliu” në Gjilan. Vepra e saj e parë “Emërtimi i ditës së nesërme” është botuar nga Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës, në vitin 2003, me mbiemrin e saj të vajzërisë, Selvete Dërguti. Ndërsa tash, pas një “pushimi” frymëzyes e një përvojë, ajo i rikthehet dashurisë së parë, ndjenjës së brendshme, poezisë. Ky vëllimi i ri i saj poetik ka gjithsej 72 poezi të renditura në pesë cikle, tematikash të ndryshme. Derisa cikli i parë “Jeton në zemrën time” preokupim kryesor ka atdhetarizmin, cikli i dytë, “Me strajcën e zbrazur”, shtjellon dhe prekë anën sociale të këtij populli.

Ballina e vepres

 

E, cikli i tretë, “Përqafimi yt jam”, trajton tematikën “kryesore” të jetës, dashurinë, këtë ndjenjë univerzale dhe shumë delikate e jetës. Ndërsa dy ciklet e fundit, “Nga gjithë këto trazime” si dhe “Për teket e valëve të rrëmbyeshme” që janë dhe ciklet më të realizuara të librit, prekë përditshmërinë tonë përmes refleksioneve meditative e ngjyrave poetike duke dëshmuar një afinitet të kënaqshëm poetik. Vepra “Baladë e humbur” në tërësi e karakterizohte me një bashkëbisedim të rrjedhshëm poetik, falë një gjuhe të pasur artistike me figura të nduarduarta stilistike. Preokupimet poetike të Selvete Abdullahut, poete, janë po ato preokupime të njeriut tonë të përditshëm, të cilat shpërfaqin dromca të dhimbshme e të ndryshme të kësaj jete, herë me tone pesimizmi e herë optimizmi. Po këtë mendim ka edhe recensenti e kësaj vepre poetike, Nexhat Rexha, vlerësues, i cili thotë se poezia e Selvetes në vëllimin poetik “Baladë humbur” është realizim e reflektim i përditshmërisë sonë. Ajo ngërthen në brendi të vargjeve artikulimin e pritjeve të mundimshme, të cilat vijnë me ofshamat e ditëve të humbura.

Sipas këtij kritiku të artit letrar, në të gjitha ciklet poetike, autorja ka shprehur frymën lirike në suaza të përjetimit artistik e real. Tematika e shtruar në libër ka afërsinë shtjellimit në shprehjen e vargut sa racional, po aq edhe ilustrativ në shenjimin e arritshmërisë sa më origjinale. Autorja në vargjet e saj arrin të dokumentojë, dhembjen si kërkesë dhe si pritje për të shëruar plagët e zjarrta të dashurisë njerëzore. Mënyra e parashtrimit poetik vjen si shkrirje e refleksionit edukativ në këtë baladë të humbur, e cila kërkon rrugën e ripërtritjes për një ditë të lumtur. Përditshmëria e dhembjes arrin të pasqyroj frymën e arsyes në vargun e angazhuar si mesazh dhe si ndërtim e kaheve orientuese për shpalosjen e botës me kontradita në zhvillimin e proceseve shoqërore. Vepra e poetës në fjalë ka arritshmërinë e realizmit artistik në suaza të prekjes, e përjetimit të gjërave në konkretizimin e vargut si rezultat i qëndrimit objektiv, të motimivimit për të arritur tek universalja ekzistenciale. Qartësia e vargut në tërësinë poetike arrin funksionalizimin përmes figurave të godtitura artistike. Ky vëllim poetik, do të përurohet në përmbyllje të manifestimit tradicional “Vjeshta letrare e Gjilanit”, më 26 dhjetor 2015, që për here të gjashtë organizohet radhazi para artdashësve gjilanas e më gjerë. Tefik Selimi

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close