Advertisements

Qerim Mustafa ishte pedagog i dalluar i jetës arsimore…

tefiku
Nga Tefik selimi

Në 15-vjetorin e vdekjes së Qerim Mustafës     Gjilan, 18 dhjetor


 

Shkolla kombëtare shqipe nuk do t’i harrojë kurrë arsimtarët e saj punëtorë. Ajo emrat e tyre i ka shkruar e skalitur në analet e saja të shenjta. Ata janë pishtarët e dritës së popullit. Ata mbijetuan dhunën më të egër në historinë e shkollës shqipe. Kurrë në jetë nuk u gjunjëzuan para okupatorit barbar serbe. Dhe, sot gjithsesi ka vend të përkujtohen për sakrificën që bënë për të mbijetuar shkolla shqipe.

Qerim Mustafa, pedagog i ndjere

Qemaj Mustafa (1940), nga Gjilani, është një figurë e dalluar dhe e paharruar e arsimit shqip. Është para se gjithash, një gur në kështjellën e madhe të arsimit shqiptar. Ky arsimdashës punëtor e deshi shkollën me zemër. Shkollimin fillor e kreu në Gjilan, më 1947. Gjimnazin e filloi në vitet e paratë punëssë kësaj vatre të diturisë, më 1955, për të mbaruar këtë shkollim të mesëm mekohë në vitin 1959. Kjo kohë, kur mësoi Qerim Mustafa, ishte kohë e rëndë, kohë me përcjellje. Populli jetonte me një jetë skamnore. Me skmje jetoi edhe familja e Qerim Mustafës. Nga kjo gjendje e rëndë ekonomike, ai nuk pati mundësi të shkollohet me regull.

Qerimi, si kreu gjimnazin, mbeti pa i vazhduar studimet në Universitetin e Prishtinës. Ai gjatë kësaj kohe, 1959/60 u detyrua ta marri ditarin në dorë. Dhe, pas tetë vjetësh, në moshën 19-vjeçare e mori ditarin e shkollë shqipe. Për të parën herë e filloi punën si arsimtar në shkollën fillore “Musa Zajmi” në Gjilan. Dhe, jo vetëm kaq. Ai u dallua në punë. Në këto vite të para të punës e gjejmë duke punuar në Gjimnazin e Vitisë. Në vitin 1964 Qerim Mustafa e fillon punën në Shkollën Normale “Skënderbeu” të këtij qyteti (Gjilanit). Ai gjatë kësaj kohe,edhe punoi, por edh studioi me korrespondencë. Dhe në vitin 1970 diplomoi në Fakultetin Filozofik, në Degën e Biologjisë. Gjer në vitin 1971 punoi sis profesor i shkollës Normale. Edhe këtu edukoi dhe arsimoi breza të tërë shkollarësh.

Qe punëtor i madh i arsimit. E deshi punën me shkollarë. Ishte i afërt me nxënës, por i afërt ishte edhe me kolegët e shkollës ku punoi. I përballoi sfidat e kohës. U dallua edhe si atdhetar. Kur erdhi viti 1968, Qerim Mustafa qe i pari që me duar e veta qëndisi shqiponjën dykrenare në flamurin kombëtar në dasëmën e vëllait. Dhe, shpeshherë ai ka shtuar: “Dasma pa flamurin shqiptar ëshë një gazmend pa peshë e pa vlerë”.

Më vonë, Qerim Mustafa “ndahet” nga puna e shenjtë arsimore me ditar në dorë. Këtë “ndarje” e konsideronte si një “dhimbje” në jetë. Ishte mësuar të ligjërojë bukur lëndën e Biologjisë me dituritë e vetë të dijes me kënaqësi i përcolli tek nzënësit shkollarë. Por, puna e tij me nxënës la mbresa të pashlyeshme në jetëe e në punë. Më 1 mars të vitit 1971 e fillon punën në Sekretariatin për Veprimtari Shoqërore si inspektor i arsimit në Gjilan. Kohët e fundit, ai zgjedhet kryeshef i Shërbimit Shoqëror të Inspeksionit të Arsismit në komunën e Gjilanit. Këtë detyrë të rëndësishme e të shenjtë të arsimit shqip, Qerim Mustafa e kreu me nder punën ku punoi e veproi gjer më 18 dhjetor të vitit 2000, kur vdekja e “gjeti” në krye të detyrës së shkollës komëtare shqipe.

Qerim Mustafa qe pedagog meplot kuptimin e fjalës. I urtë, punëtor, por edhe ekspeditiv në detyrën e tij të caktuar. Ai punën e çmoi lart. Atë e respektoi dhe e deshi me shpirt e zemër. Dhe në këtë rrugë të shenjtë të arsimit, ai i udhëzoi fëmijët e vet, katër molla të jettës, të shkollohen dhe ta duan arsimin, dritën e njerëzimit. Si një, Artani student, Arijeta, arsimtare e matematikës në shkollën fillore “Mulla Idriz Gjilani” në Velekincë, Luljeta, atë kohë në Farmaci dhe Violeta mësuese e ardhshme e Fakultetit të Mësusisë në Prishtinë. Qerim Mustafa ishte dhe mbeti një figurë e madhe e arsimit shqip. Ai qe i dalluar në jetën e asimit shqip.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close