Advertisements

Çka po ndodhë me ne ? E nesërmja e jonë e pa sigurt !?

Fahri Xharra

Nga Fahri Xharra – 04.01.16 Gjakovë


 

Sjellja e Perëndimit ndaj Serbisë, është në mes të tjerash edhe pranim i argumenteve të tyre dhe rikthimi i Serbisë në skenën politike, edhe atë si viktimë, si e dëmtuar. Në një farë mënyrë edhe pendim nga zhgënjimi me ne. ( Lis Bukuroca)

Radikalizmi dhe simpatia ndaj radikalizmi e ka izoluar dhe dëmtuar Kosovën, ka penguar barazinë në Maqedoni, ka stabilizuar diskriminimin në Luginë dhe me partitë e djathta nacionaliste në Europë nesër, do të dëmtohet akoma më shumë kombi shqiptar në tërësi.

2016-04-1-

Shqiptari duhet të ecë me shqiptarinë, për sa nuk bie ndesh me një gjë më të lartë: njerëzoren. Por nuk duhet të qëndroj në vend me diçka që është poshtë kombit: fetë. Fetë shkojnë e vijnë, ndërsa kombi mbetet. Tani që në tokat shqiptare po rrezikohet kombi, vendi, territori, shtetësia, gjithë aspiratat shqiptare për të cilat janë përvuajtur shumë sakrifica e tortura, për të cilat është derdhur gjak e janë dhënë shumë jetë, besnikëria ndaj fesë, nuk është vetëm besnikëri ndaj fesë, por është më shumë: tradhti ndaj kombit. Joshjet për t’i qëndruar besnik fesë janë të shumta, sepse fetë, ashtu siç janë sot. me anën e partive iu gjejnë punë disa besnikëve të tyre duke nxitur shpresa te të tjerët ndonëse nuk iu ka ndodhur ende, duke ofruar poste për më të zhurmshmit, duke ndëshkuar kundërshtarët, etj. Por motivet e tilla për besnikëri ndaj feve janë të ulëta dhe pa asnjë vlerë shqiptare ( Kështu eshte dashur të shkruaj Hysamedin Feraj; por ai e shkroi ndryshe , e unë e ndryshova)

E menduam apo jo që në dhjetëvjetëshin e fundit e ngritëm kokën shumë lartë dhe deshëm ta ndërrojmë të kaluarën duke mohuar çdo gjë kombëtare dhe duke i shkuar për shtati Serbisë . Ngjallja e hoxhë asipave në Maqedoni , hoxhë shefqetave në Kosovë , hoxhë x -ve në Shqipëri e ngjalli edhe mos besimin e madh ndaj nesh . Nuk ishim të vetëdijshëm si komb se nga jemi duke shkuar.
Serbia te perëndimorët thotë që ne jemi ekstremistë fanatik islamik , kurse në shtetet arabe dhe të ndryshme myslimane thotë që ne jemi properëndimorë të papërmisueshëm.
E e vërteta është se na jemi properëndimor e aspak islamist ekstremist …….Ndërsa Ismail Kadare shkruan …”Shumëkujt mund t’i duket se të ngresh çështje të tilla, pra të polemizosh me të çmendurit, është kohë e humbur. Ndërkaq, të çmendurit (që në këtë rast do t’i përligjnim po të ishin thjesht të tillë), vazhdojnë veprën shkatërruese mu në sytë tanë. …”Duket fyerje, natyrisht, të merresh me ta. Dhe ashtu është. Por kur ujërat e zeza vërshojnë befas, dikush duhet të merret me to.(Ismail Kadare)

Paraqitja e jonë e shtrembëruar karshi botës nga serbët dhe grekët, e cila nuk asgjë të bëj me të vërtetën tonë nuk është e sotme : por e sotme është që pavetëdije po ia mbajmë krahun Serbisë dhe Greqisë një lloj si para 100 e më shumë viteve. Na brengosë kjo?
Sikur ti lexonim më herët librat e serbëve dhe grekëve ( më mijëra tituj nga qindra autorë serb e grek) të shpërndara nëpër botë do të ishim më shumë të ndërgjegjshëm ndaj vet kombit dhe të nuk do të lejonim që të binim pre e kurtheve serbo -greke të ngritura nëpërmjet turqve. Një gjë duhet ta dimë se nëse tupani bie në të njëjtin ritëm me qindra vjet , edhe ne do të vallëzonim në atë ritëm e lere më të huajt. Ne jemi ata që duhet bindur botën se kush jemi.
Unë nuk jam mysliman, që serbi të më paraqet në botë si një bishë islamike, por jam mysliman pse kam qëlluar i tillë. Unë nuk jam mysliman që serbi të tallet me mua në kancelaritë e botës , dhe të më paraqet si të atillë që nuk meritoj as shtet e as epitetin komb. Pra , Serbia te perëndimorët thotë që ne jemi ekstremistë fanatik islamik , kurse në shtetet arabe dhe të ndryshme myslimane thotë që ne jemi properëndimorë të pa përmirësueshëm. Unë nuk dua që të jemi numër statistikor ,me të cilin serbi manipulon në botë.

Por ja që “Sjellja e Perëndimit ndaj Serbisë, është në mes të tjerash edhe pranim i argumenteve të tyre dhe rikthimi i Serbisë në skenën politike, edhe atë si viktimë, si e dëmtuar. Në një farë mënyrë edhe pendim nga zhgënjimi me ne. ( Lis Bukuroca)”
E shikoni ju të gjithë që fituat nga islamizmi ekstrem se ku na sollët ?

“Përhapja e frymës kombëtare ndër shqiptarët e paarsimuar, edhe sot mund të duket një mision i pamundur.” .(shkruan dikush dikund)……” Ne, të paarsimuar ? Sot? Pse?

Sepse: “Ai lejoi të manipulohen njerëzit e sapodalë nga tmerri dhe lufta. Ata që shpëtuan jetën këtu si shqiptarë, për të vdekur diku tjetër si fetarë. Ai lejoi apo shiti ndërmarrjet kryesore në mënyrë klandestine. Ai lejoi të mbushet universiteti me sharlatan dhe t’i ngjajë një stalle. Ai lejoi dhe lejon prokurorë, që lexojnë gazeta dhe arrestojnë hajna të vegjël, por jo hajdutët e mëdhenj. Ai ka gjykatës që shesin vendime gjyqësore. Ai ka fakultete që shesin diploma. Ai ka fakultetet ndër më të dobëtat në kontinent. Ai ka mjekët më të korruptuar në Europë. Ai ka ndërtuar administratën më të korruptuar në Europë. Ai ka papunësinë më të madhe në Europë.( Lis Bukuroca )
Serbia pra, te perëndimorët na paraqet që ne jemi ekstremistë fanatik islamik , kurse në shtete arabe dhe të ndryshme myslimane se na jemi properëndimorë të papërmirësueshëm. … Ta përpunojmë këtë teori të tyre shumë të rrezikshme për ne , por me gjakftohtësi dhe fakte. Por , botës iu është servirur diçka tjetër, diçka që nuk është në të mirën tonë.
Por ne e bënim “ ispatë” edhe me gojën tonë : “ketu nuk esht vendi i kriqave e i kishave,por osht vendi ku thuhet : Allahu Ekber la ilahe il allah” (Menduh Thaqi 2014! )

Nuk është puna duke shkuar mirë, diçka duhet ndryshuar .

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close