Jemi të vetëdijshëm që diçka po përgatitet kundër nesh ? Kush do e vret fajtorin ?

12483556_1088050047895261_2064354322_n

Nga:fahri Xharra

    Gjakovë


 

”Thonë ose krijojnë përshtypjen sikur t’iu ketë ardhur koha të vendosin ndërmjet perëndimit apo orientit. Mirëpo kjo është një luftë me fantomë. As myslimanët e as katolikët (shumica) nuk jetojnë në hënë, por në Evropë. As njëra e as tjetra nuk e vënë në pikëpyetje rrugën evropiane të Kosovës. Muajve të fundit në Kosovë vërehet të ketë marrë turr një rrjet fanatikësh pseudoislamikë që punojnë për supranacionalizma të ndryshëm: saudit, turk, arab, iranian. Këta e bëjnë zhurmën suksesshëm sepse mediat reagojnë dhe bien në kurthin e agjendave të tyre. Bash këtyre ditëve në rrjetet sociale u hap tema e interdiskriminimit në Kosovë. Katolikët duket të mos jenë në gjendje të mirë. Këtë e dëshmon edhe migrimi i madh i tyre drejt Evropës, bëhet fjalë për të rinj e të reja me suksese të mahnitshme në shkencë, biznes jashtë Kosovës. Këtij diksriminimi duhet rënë në gjurmë; ai duhet të studiohet, analizohet dhe të ndërpritet menjëherë sepse dëmton Kosovën në aortë. ” ( Xhemal Ahmeti , studjues)

hac
Politikanë dhe drejtues të kishës ortodokse serbe herë nën zë e herë haptazi mundohen ta quajnë Kosovën një shtet të tipit mysliman bilë një shtet të tipit fundamentalist, dhe kur kisha katolike shqiptare nuk është gjendur në anën e tyre si falsifikatore e historisë dhe fakteve atëherë dhe ajo është kthyer në objekt sulmi dhe shpifjesh. Ky sulm dhe këto shpifje ashtu si dhe lufta e përhershme ndaj shqiptarëve është e hershme.(Gjon Marku)
Gjithnjë udhëheqësit shpirtëror e në mënyrë të veçantë klerikët katolik shpalleshin armiqtë më të mëdhenj të popullit serb jo rastësisht. Por Faik Konica në revistën e tij “Albania” shkruante :se katolikët shqiptar janë shkak që u mbajt gjallë gjer më sot kombësia jonë.

Magazin für die Literatur des Auslandes ,1843 shkruan :“Serbët ishin armiqët e betuar të malësorëve katolik(…)serbët kishin një urrejtje shfrenuese ndaj katolikëve shqiptar.”
Ndërkaq një historian i shekullit XIX shkruante se ,serbët i urrenin shqiptarët katolik ,për dy arsye, e para se ata ishin pengesa e parë dhe e fundit e tyre në realizimin e politikave te tyre doktrinare-religjioze ne mbeshtetje te Rusisë dhe përkrahjen herë pas hershme te Turqisë, dhe se dyti se ata e sidomos kleri i tyre mesonte brezave te kaluaren dhe mbanin trashegimin e saj ne origjinalitet. “
E unë pse të kam urrejtje shfrenuese ndaj dikujt që flet shqip, frymon shqip?
Ndërsa një kronist tjetër në vitin 1841 thotë “Në malet e larta të Gjakovës dhe Prizrenit jetojnë malësorët shqiptar katolik dhe dominojn ato pjesë… ndërsa serbët janë armiqët e betuar të tyre, dhe se shpesh armiqësia e tyre ka qenë e përgjakshme dhe shkatërrimtare.
“Rrezikun më të madh për KishënOrtodokse Serbe, e kjo do të thotë edhe për popullin serb, e paraqet Kisha Katolike në kufijtë tanë të rinj. Ky do të jetë një demon i cili nuk do të na lë të qetë dhe i cili në vazhdimësi do të jetë barrë edhepër shtetin edhe për popullin.Katolicizmi në këto anë është zgjëruar dhe, ç‘është më e keqja, është përhapur dhe ka lëshuar rrënjë… Të rralla janë vendbanimet në krahinat e reja ku katolicizmi nuk e ka kapur ndonjë shpirt serb (!) dhe nuk ka fituar ithtarë.” Priftëria katolike shqiptare dhe besimtarët e tyre janë fajtorë, sipas popit Bojoviq, për të gjitha mossukseset serbe “(“Vesnik Srpske Crkve”).
“JA, ja shqiptarët. J’u thamë që janë terroristë. Jo të gjithë sigurisht, po shumë janë. Ja prova më në fund. Edhe katolikët po sulmohen”.
“Dhe kjo dhuratë është nga ato nuk rreshtin së dhëni fryte. Se katolikët e Kosovës vërtet mund të besojnë që janë nën sulm. Dhe mund të reagojnë duke sharë myslimanët. Dhe këta të fundit do të ndihen jo vetëm të akuzuar kot por edhe të sharë kot dhe do të kundërpërgjigjen. Fara e dyshimit dhe e përçarjes që Serbia ka ëndërruar është hedhur. Nëse nuk do të mbijë, do ta hedhin përsëri.Ky nuk do të jetë sulmi i fundit mbi katolikët e Kosovës. Serbia ka nevojë për këtë. Madje sa më shpejt. (nga Ruben Avxhiu )….. e ne fakt Serbia eshte armiku me i madh i shqiptarëve katolik !(fxh )

Po unë si shqiptar apo ti gjithashtu si shqiptar që rastësisht i kemi takuar besimit musliman , ne pranojmë që bashkëkombasit tonë shqiptar të fesë katolike t´i katandisim nëpër botë , dhe në këtë mënyrë të bëhëmi bashkëpjesëmarrës në çfarosjen e një pjeseje të madhe kombëtare , të jemi në vijën e Serbisë. ? Jo.Unë jo. Por as Ti ,jo!

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close