A e solli edhe këshilli i Europës sot një rezolutë e cila mbështetë krijimin e “Zajednicës”!?

Edhe një goditje nga kuvendi parlamentar i këshillit të Europës në drejtim të Kosovës!!Ajo ka miratuar një rezolutë që ka të bëjë me gjendjen e të drejtave të njeriut në Kosovë e të cilën e ka propozuar raportuaesi Agustin Conde nga Spanja.Rezolutë në të cilën siq duket e ka vulën e një njeriu që vie nga një shtet aspak miqësor ndaj pavarsisë së Kosovës dhe në të cilën jan radhitur një numër i konsiderushëm i dukurive dhe ngjarjeve negative në Shoqërinë Kosovare.

European-Parliament

Sipas raportimeve del se nga votimi në plenum është miratuar rezoluta e cila është e favorshme për Serbinë dhe e pa favorshme për Kosovën sepse janë hedhur poshtë tre amandmanet e propozuara nga ana Shqiptare.”Asambleja e këshillit të Europes i ka refuzuar amandmanet e palës Shqiptare me të cilat kërkohet ,mes tjerash,që nga rezoluta të hiqet domosdoshmëria/detyrimi e formimit të “zajednicës”.

Këtë të paktën e thotë shefja e delegacionit Serb në KE Aleksandra Đurović për Tanjug.Ajo gjithashtu thotë se “është refuzuar edhe kërkesa shqiptare që të ndrrohet një pjesë e tekstit ku është cekur se UNESCO e ka refuzuar anëtarsimin e Kosovës ,duke e futur vetëm rezultatin.Si dhe është refuzuar kërkesa shqiptare që Kosova të bashkëpunoj direkt me Europol,Interpol dhe jo përmes UNMIK e që është pjesë e rezolutës.Do me thënë që të trija amandmanet e palës shqiptare janë refuzuar dhe është votuar rezoluta ashtu siq ishte”.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close