Ultimate magazine theme for WordPress.

Perla e re e mashtrimit historik – Lekë Dukagjini , “serb” !

Nga:Fahri Xharra


 

 

Lekë Dukagjini -serb ! Për ditë e më shumë me ndihmën tonë të heshtjes ose të zhurmave tona antishqiptare heronjtë e së kaluarës shqiptare po na dalin se “ishin” serb . Livadhi do kositur mixho se vijnë të tjerët e e lëvrojnë ; dhe e pat trashëgimia .

www

“Lekë Dukagjini , trim i madh serb i cili ka jetuar në fund të shekullit 14 , ka rënë heroikisht në Luftën e Kosovës. Ai mbeti historikisht i shënuar si luftarak i madh por edhe si ligjvënës , i cili me ligjet e veta i ka udhëhequr të gjitha fiset serbe të Shqipërisë së sotme si dhe ato të pjesës veriore të Malit të Zi, dhe ka bër që serbët gjatë shekujve të mbesin simbol i rezistencës kundër turkut.Ai ishte shumë i ndikuar me Ligjet e Dushanit ,gjatë shkrimit të Kanunit të tij. Lekë Dukagjini ishte i biri i Dukës ,dhe ishte baba i dy djemve – Nikollës dhe Pavlit të Bardhë nga të cilët rrodhen shumë fise , dhe ndër to Palbardhët (Бјелопавлићи )”- shkruan Petar kaleziq -i .(Петар Калезић ,директни потомак Леке Дукађина (Канон Леке Дукађина,Издавач ,Школа гусала Сандић , Београд, 2014 , http://www.skolagusalasandic.rs )

Pra na shkoi edhe Lekë Dukagjini ! E mjerë historia shqiptare !

Shqiptarët janë falsifikuesit e historisë -shkruan Kaleziq ( qenka trashëgimtari i drejtperdrejt i Lekë Dukagjinit, директни потомак Леке Дукађина ) sepse ata mundohen të na bindin që Lekë Dukagjini dhe Gjurahgj Kastriot Skenderbeg paskan qenë shqipttar e jo serb. Në të njejtën mënyrë , sipas tij falsifikohet edhe prejardhja e shqiptarëve nga Ilirët, dhe me këte mundohen t`i bëjnë për veti tokat e Ilirisë .

(Фалсификовање историје. Фалсификатори исто ри је Албанаца покушавају да протуре тезу да су Лека Дукађин и Ђурађ Кастриот Скендербег били Албан ци, а не Срби. На сличан начин се фалси фи кује порекло Албанаца да су они наводно Илири, чиме сматрају да имају право да својатају оне об ласти на којима су Илири живели. Они су, наводно,
старо седеоци Балкана, који су у миру живели на својој земљи. А онда су из неких туђих простора дошли насилници и отели им земљу. Пошто сила не
може постати право, они траже да им се њихова земља врати и да им се призна сувереност на оном делу који су већ успели да “поврате”. )

Në anën tjetër , serbët gjatë historisë së tyre paskan qenë të quajtur Ilir, dhe se shteti i Car Dushanit qenka quajtur “Magnum Illyricum или Велика Илирија” ( Iliria e Madhe ). Përndryshe shqiptarët qenka sjellur nga Azerbajxhani dhe Dagestani si shërbëtor dhe mercenar të arabëve , ne dillim të shek të 11-të .
(Са друге стране, Срби су током своје историје на –
зивани Илирима, а српска држава цара Душана називана је од стране народа са Запада Magnum Illyricum или Велика Илирија. Истраживања руских историчара Артамонова,
Плет њеве и других, као и бројне старе мапе пока зу -ју да су нека албанска племена између 8. и 9. века,била потиснута са своје првобитне територије наобали Каспијског мора (у данашњем Азербејџану иДагестану) од стране Арапа и доспели су у Јужну
Италију. Тамо су се водиле огорчене борбе између Нормана, Византинаца и Арапа. Албанци су дове дени као помоћна војска једног од арапских кали .фата.)

Bravo Kaleziq, bravo serbografia; ne shqiptarët kemi vendosur të shkojmë ose përtej Kaspikut ose në Arabi .
Fahri Xharra,29.01.16
Gjakovë

Për shqiptarët mohues një shpjegim:
“Leke Dukagjini është figura e dytë arbërore e shekullit te XV-te pas Skënderbeut, qe u mundua dhe e vazhdoi luftën edhe pas vdekjes se Heroit Kombëtar. Për studiuesit, me trashëgiminë e tij te “Kanunit”, ai gjykohet si një figure e plotësuar e Arbërisë Mesjetare, qe ka luftuar per identitet
Duhet thëne se, deri me sot, nuk mjaftojnë dokumentet për te treguar fytyrën e vërtete te Leke Dukagjinit. Ai ishte bashkëkohës i Skënderbeut dhe si për një koincidence dhe ai u be i njohur, si Skënderbeu, kur mori ne zotërim, principatën qe i la trashëgim i ati. Pal Dukagjini, i ati i tij, vdiq ne vitin 1446. Me qendër ne Lezhe, Principata e Dukagjineve, përfshinte Zadrimën, zonat ne veri dhe verilindje te Shkodres, qe sot janë te mbytura nga uji i Drinit dhe shtrihej me një kryeqendër te dyte, me qytetin e Ulpianës, dhe zotërimet ishin deri afër Prizrenit. Referuar autorit te monografisë, Çobani, Leka kishte marre një kulture te gjithanshme, qe ne atë kohe i shkonte për shtat frymës humaniste te Rilindjes Evropiane dhe ne qytete te tilla si ne Venecia, Raguze apo Shkodër.
Duke iu kthyer kohës se tij, kontakti i pare me Skënderbeun i familjes, ka qene ne Lidhjen e Lezhës me 1444 me Palin, te atin e Lekes. Emri i familjes, qëndron pak ne kronika sepse, me vone historia duket se është e fokusuar vetme ne figurën e Skënderbeut, qe ne atë kohe, kishte një kontakt shume te madh, me Oborret me ne zë te Evropës dhe emri i tij ishte tepër i lakuar nga te gjithë.
“Leke Dukagjini ishte princi me i fuqishëm shqiptar pas Skënderbeut dhe me me autoritet, prandaj u be pre e intrigave te politikes veneciane (dhe te historianeve) derisa Sinjoria e ndjeu rrezikun e Portës se Larte, krejt afër pragut te shtëpisë se vet dhe u bashkua realisht me rezistence e shqiptareve, duke i shpallur lufte Perandorisë Osmane (1463). Pas këtij viti, venecianet pushuan se përfoluri Leke Dukagjinin”, thotë Tonin Çobani, ne një nga studimet e tij, kushtuar pak kohe me pare Dukagjinit te Ri. )

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close