Ultimate magazine theme for WordPress.

Pse tolerohet Lypsaria-biznes,para marketeve tona!!

Imazhi,kjo fjalë që flet dhe përfshinë shumë!secili shtet serioz kujdeset edhe për imazhin e vet.e edhe ky i yni është dashur ta bëjë këtë.Dhe mund edhe të thoni ju po kush pyet për imazh kur kendej nuk kemi bukë me hangër!!

1 m

Epo duke u kujdesur për atë që njerëzit të mos jen të varfër ia bënë edhe këtë tjetrin shërbim vendit tat,ia rregullon imazhin.Mirpo jo gjithmonë varfëria lidhet edhe me pamjen dhe imazhin.Sepse edhe mund të jesh i varfër por të kesh reputacion të mirë.e këtu tek ne nuk mungon varfëria por shpesh skenat e këqia që sjellin imazhin e keq të qyteteve tona nuk ka të bëjë me varfërinë edhe pse në shikim të parë,ashtu duket.

Grumbuj qenësh udhëve tona,grumbuj mbeturinash dhe grumbuj të shpërndarë në pika të caktuara lypsish që në fakt nuk jan lypës lëmoshe por lypës bisnesi.Le që të dalin para marketeve të mëdha me paragon në dorë dhe lirshëm në emër të bamirësisë bëjnë vjelje për bisnesin e dikujt,por tani kanë filluar të vinë (ata edhe më parë ishin këtu) edhe ma shumë nga Shqipëria dhe hop e shkojnë nga dy e shtrihen mu në hyrje të derës së marketit dhe bëjnë bisnesin e tyre ,herë lypin e herë dremiten tërë ditën e lume.

Përgjegjësi i një marketi ,nga ata të mëdhenjtë në Gjilan më thotë mua”Është shumë imazh i keq dhe i rëndë kur ata shtrihen dhe gjithë ditën qëndrojn aty dhe i shqetsojnë myshterinjtë tanë!Ne disa here i kemi lajmëruar në polici,ata edhe kanë vepruar duke i larguar për momentin por ata jan këthyer përsëri pak më vonë ose ditën tjetër.Ne nuk kemi personel që do ti largonte,por edhe po të kishim zor se do dilte dikush të i largonte sepse ,pastaj ata mund të kërcënoheshin nga grupe kriminelësh që i mbështesin dhe për të cilët punojn këta lypës!”

Është e quditshme si nuk merren masa shumë më të ashpra që këta të largohen nga rrugët tona edhe ashtu të stërngarkuara me shëmti.

 

Xhelil arifi/Proinformacion.com

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close