Advertisements

Malli i Shqipërise (poezi)- Në vend të urimit në 80 vjetorin e lindjes të Ismail Kadare

 

 

Ismail-Kadare-007


 

Me ka marre malli per Shqipërine tone.
Sonte,kur po kthehesha me trolejbuz,
Tymi i cigarit “Partizani”qe pinte dikush
Dridhej kalteronte,bente spirale,
Sikur te fshehta me thosh ne gjuhen e shqipetareve
Mua bashkatdhetarit.

Te shkoj dua mbremjes ne rruget e Tiranes,
Ku kam bere dikur ndonje marrezi,
Dhe ne rruget ku skam bere asnje marrezi.
Me njohin ato porta te vjetra te drunjta,
Inatin akoma do ma mbajne,
Koken do ma tundin,
Por une s’do ta marr per keq,
Se malli me ka marre.
Dhe t’eci rrugicave plot gjethe te thara,
Gjethe te thara,gjethe vjeshte,
Per te cilat krahasimet gjenden aq lehte.

Me ka marre malli per Shqiperine tone;
Per ate qiell te madh,te gjere e te thelle,
Per vrapin e kalter te dallgeve adriatike,
Per rete qe ne muzg si keshtjella digjen,
Per alpet flokebardha e mjekergjelbra,
Per netet e neilonta,qe nga flladet fergellojne,
Per mjegullat qe si indiane te kuq muzgjeve
shtegtojne

Per lokomotivat dhe kuajt,
Qe te djersitur avullojne e hungerojne,
Per qiparisat,kopete dhe varret
Malli me ka marre.
Malli me ka marre,
Per shqipetaret.

Me ka marre malli dhe se shpejti vi atje,
Duke fluturuar mbi mjegullat,si mbi deshira.
Sa i larget,aq edhe i dashur je,atdhe.
Aerodromi do te dridhet nga uturima,
Mjegulla do te rrije pezull mbi humnera.
Ata qe shpiken shpejtesine reaktive
Larg atdheut sigurisht do kene qene ndonjehere.

 


 

Ismail Kadare lindi në qytetin e Gjirokastrës. Atje ai kaloi fëmijërinë dhe kjo la gjurmë të thella në gjithë jetën dhe krijimtarinë e tij. Shkollën e mesme e kreu në gjimnazin “Asim Zeneli”. Më pas kreu studimet e larta në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë në Universitetin e Tiranës, pastaj në Institutin “Gorki” të Letërsisë Botërore në Moskë. Këto studime iu ndërprenë për shkak të krizës politike ndërmjet Shqipërisë dhe ish Bashkimit Sovjetik. Kadareja ka punuar në gazetën “Drita”, pastaj drejtoi revistën “Les letres albanaises”. Së fundi punonte në profesion të lirë. I.Kadare ka qenë dhe është protagonist i jetës politike dhe i mendimit të vendit qysh prej viteve ’60. Në fund të vitit 1990, dy muaj pas rënies së shtetit diktatorial, Kadare u largua së bashku me familjen në Paris, por mbajti lidhje mjaft të shpeshta me Shqipërinë. Ismail Kadare është një nga personalitetet më të shquara të kulturës shqiptare, ambasador i saj në botë. Kadare është shkrimtari që i ktheu mitet legjendare në realitet, shkrimtari që bëri histori prej prehistorisë; pa rënë në kundërthënie me vetveten dhe gjykimin modern, ai arsyetoi estetikisht në mënyrë të përkorë dhe për kohën absolute. Në Shqipërinë e ndodhur në udhëkryq vepra e Kadaresë ka qenë dhe mbetet një shpresë apo një ogur i bardhë për të.

Ismail Kadare është autor i shumë veprave në poezi e prozë, laureat i shumë çmimeve kombëtare, kandidat i çmimit Nobel për shumë vite me radhë, anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Anëtar i Akademisë Franceze të Shkencave Morale.

Vepra e Ismail Kadaresë është përkthyer në 32 gjuhë të huaja duke arritur kështu një rekord të përhapjes në tërë botën e qytetëruar.

Marrë nga:poezishqip.com


Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close