Advertisements

Mercenarët e dreqit të mallkuar! – Fol Rexhep Qosja !

12483556_1088050047895261_2064354322_n

Nga:Fahri Xharra


 

Emri mercenarë i përshkruan nga prejardhja të gjithë ata që afrojnë ndonjë shërbim ne kundërshpërblim- pagesë. Mercenarius nga latinishtja, rrjedhë nga fjala merces – rrogë, pagë, pagesë. Një mercenar është një luftëtar i huaj në një konflikt të huaj; ”i rekrutuar në shtetet e huaja” dhe i cili “merr pjesë drejtpërdrejtë në një armiqësi”. Ky luftëtar duhet të ketë “përparësitë vetjake” që të merr pjesë ne atë konflikt apo atë luftë duke qenë “shumë mirë i paguar, bile shumë më mirë“ se sa të obliguarit e asaj lufte apo konflikti.
Një mercenar është një luftëtar i zanatit të luftës i rekrutuar me para nga një Shtet, një ndërmarrje apo ndonjë lëvizje politike në mënyrë të ligjshme apo jo, jashtë sistemit të rregullt të ndonjë vendi (Qejt e luftës. The Dogs of War, 1974, Frederic Forsyth).

Mercenarie
Përditë e më tepër po jemi dëshmitarë të një dukurie e cila na bën që si komb të jemi më larg botës së civilizuar. Jo pse ata na largojnë, por ne po ia kërkojmë vetës këtë largim nga e vërteta pa të drejtë ankese dhe pa të drejtë arsyetimi ndaj brezave që do të vijnë.
“Shërbimi i mercenarëve në përgjithësi kërkon njerëz të aftë qoftë për një operacion ushtarak dhe për një kohëgjatësi të kufizuar, qoftë për një tip të shërbimit të specializuar. Kohëzgjatja e angazhimit është e karakterit të përkohshëm ose të përjetshëm.”
Po, për kënd? Po, për çka? Për cilin atdhe? Fol Rexhep Qosja , se na pate zbuluar identitetin aziatik .!

Ku janë intelektualët që nuk flasin? Pse janë pseudointelektualët (intelektualët e rrejshëm) aq të zëshëm në mohimin e çdo gjëje që vlen? Vallë, çfarë lloji i mbinjeriut janë ata që kënaqën duke na ngrehur zvarrë në errësirën e së kaluarës tragjike?
Pse jemi aq të lehtë, që aq lehtë të rekrutohemi ? Për kënd? Kush po na rekruton?
Ç`farë lakmie e dreqit të mallkuar, na shtyn që të lidhemi më forcat më të errëta e më të urrejtura të botës? Ku janë fajet?
Duhet të dihet një gjë. Krejt propaganda fetare është në duart e Sërbisë.Të vetëdijshëm apo jo, me para apo pa to, të gjithë jemi në kurthin e atyre që të ardhmen tonë e shohin ndryshe e jo ashtu se si e duam ne. Ne vetëm jemi duke i shkuar mbrapa një të pa priture e cila do të na kushtojë shumë shtrenjtë. Brezat kanë për të na mallkuar.
Më 8 Korrik 1977, Konventa e Gjenevës ratifikoi definicionin (përkufizimin ) e një mercenari (neni 47).:
– Mercenari nuk e ka te drejtën e një luftëtari apo të të burgosuri të luftës.
-Është posaçërisht i rekrutuar për një luftë të caktuar për të luftuar në një konflikt të armatosur.
-Në të vërtetë merr pjesë drejtpërdrejt në një armiqësi.
– Mercenari merr pjesë ne një armiqësi për të përfituar shumë nga ajo që iu është premtuar nga një shtet, parti apo grupacion.
– Mercenari nuk është prestarë i atij grupi apo atij shteti, i cili e dërgon në një mision të “ rëndësishëm “ të të ashtuquajturit Shtet.
Përgjithësisht termi mercenar e ka një konotacion te shumë negativ për shkak se motivimi për këtë mënyrë të luftës për të huaj e nxitë paraja. Të jesh mercenar duhet të jesh edhe nga zemra i prishur. Vrasës. Në rastin tonë vrasës i ardhmërisë sonë.

Mercenaret janë vegla për kompletimin e një kauze të huaj. Kjo kauzë, kauzë e mercenarëve tonë, që aspak nuk është në nderin e kombit e as të familjes së tyre e as të atyre që janë kyçur në te, nuk është rastësi., për këtë janë bërë përgatitjet që moti.
Është ditur se lufta do të fitohet, është ditur se Kosova do të jetë e pavarur., e mu për këtë kanë pas filluar përgatitjet nga ana e humbësit ( në bashkëpunim me dashamirët tonë që na njohin shumë mirë) që luftën tonë, herët a vonë ta qesin në errësirë ; herët a vonë ta njollosin me njollat më të shëmtuara, dhe këtë shkatërrim të mundit tonë qindra vjeçar, dhe ndihmës historike të botës së civilizuar të bëjnë me njerëzit tonë. Po, po me njerëzit tanë.
Mercenar është edhe ai që me shkrimet e tija, paraqitjet e tija publike dhe me mendësinë e tij lufton për kauzën e tjetërkujt. Ai merr pjesë në një armiqësi, për të përfituar më shumë materialisht. Heu mos kofshin!
Kush po i ndjellë këta mercenarë të së keqes që t
i qesin hije të keqe e të pashlyeshme tërë kombit? Kush krekoset me shkrimet e tija duke ne ndarë identitetin tonë?
Mercenarët (henchmen) janë vegla të pa vlera, që nuk i dhimbsen as dreqit, e që shërbejnë vetëm për të kryer detyrën e dhënë, e pastaj nëse mbijetojnë mbyten nga vetë paguesi. Ata kanë uniformë të cilën duhen bartur, ata kanë ide qe shkon përtej shpirtit të predikuar nga vetë zoti i tyre
Nuk jemi ne ata e as që na takon neve të bëhemi pjesë e xhihadave. Le t`i mbajnë ata, ato xhihade përveti se e kemi tokën tonë e cila ka nevojë më shumë se kurrë për ne.

fff

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close