Advertisements

Ranatoci,një pjesë e një historie të lashtë të Karadakut të Preshevës që po shuhet nën gjurmët e lavdishme të kësaj ane!

Nga:Xhelil Arifi

 


 

Është kjo tkurrja,tharja,shterrja etno gjeografike që e ka përcjellë popullin shqiptar nëpër histori!Me fajin e pa fajin e tij.I përndjekur i shpërngulur,i mashtruar,i detyruar,i kushtëzuar e i sakatuar,i varfëruar ,ai ka qenë i detyruar të ikë!Të ikë nga toka e lashtë Yllirike gjithandej ku ka mundur të gjejë një copë buke e një kasolle strehim,refugjat në tokë të huaj e refugjat në tokë të vet,emigrant e azilant dhe tani më shumë ka shqiptar jasht se në vetë Shqipërinë etnike.

1 ran

Dhe nuk është se kjo bie në atë thënien “na ishte njëherë” por është ende aktuale.Dhe akoma vazhdon egzodi shqiptar ai lum që rrjedh drejt shuarjes vazhdon rrugëtimin e tij edhe në kohët më të reja,aktuale në këto kohëra kur po zbrazen,vendbanimet që në shekuj kanë qenë krenari dhe mbrojtje e vet qenies shqiptare.
Jan këto hise e vise Shqiptare që pas luftrave dhe krimeve e dëbimve,dhe pasigurisë së kohëve të fundit,nuk u ngjajnë fortesave të luftrave të Idriz seferit,Gjeladin Kurbalisë,Ali syla,limon stanecit,fazli Seferit me Vëllëzërit e tij e shumë të tjerëve nga gjeneratat e reja ,por më shumë ngjajnë në katunde fantazmë që mallkojnë historinë dhe vajtojnë popullin që u iki dhe i la të shkretë mu ashtu siq janë sot në këto ditë katundet e rrethit të karadakut të Preshevës dhe brezit të atij kufiri të krijuar me dhunë.

Shikoni këto shtëpi,shkurre e livadhe të pa kositura e ara të pa punuara e bunarin që pret ti lëshohet kova për ujin e ëmbël të natyrës së Ranatocit.E S’ka njeri aty që e bënë atë.ata kanë ikur nga aty !Në Amerikë,në Gjilan e Zvicër e Preshevë,turqi e ku jo.Ikën për jetën më të mirë por më së shumti ikën nga pasiguria nga maltretimi nga Gjandarmëria serbe që ish vendosur me kullë e karaullë aty e në vendin e këtyre malsorëve.

 

 

Aty e atej pari u luftua shumë edhe para edhe pas luftës së dytë botërore kur malësorët e kësaj ane bënin rezistencë depërtimit sllav më thellë në tokat shqiptare,e edhe në këto të fundit kur u vra Dritoni se po mbronte katundin e tij e edhe Kastrioti që po bënte luftën Çliruese të UÇPMB pak ma poshtë.Por edhe aty ku ishin vendosur,të ikur nga shpërnguljet e mëdha nga territoret e tyre të ma hershme,nga kurshumlia,Lebana ,Leskoci,Piroti ,në vendin që njihet Ranatoc ,lagje më lagje si një Shqipëri në miniaturë,në lagjën e Tuskëve(Toskë),te Kosovët,Te ata si u thonë të Halilit të Shabanit,Muhaxherët (Vranocët,Klaiqët,Dragidellët…) dhe Myrtajt (Myrtevitët )si u thonin venasit fqinj e të cilët ishin pjesë e shkëputur e katunit Sefer,tani më nuk jan aty.Pothuajse është zbrazur totalisht.Jan lënë gjithë ato pasuri tokësore-malore.Shtëpitë dhe vendi i të parëve s’bashku me varret e tyre.Atje ka ngelë edhe historia!

 

Redaksia jonë falemnderon Ermira Behluli për Fotografitë 

Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this: