Ndrroi jetë në moshën 96 vjeçare Prof. Dr. Kristo Frashëri

TIRANË, 1 Shkurt/ATSH/.- Akademiku dhe personaliteti i shquar i kulturës sonë kombëtare Prof. Dr. Kristo Frashëri u nda nga jeta në moshën 96 vjeçare mbrëmjen e djeshme.

k frashëri

Akademia e Shkencave i shpreh ngushëllimet më të thella fëmijëve, familjarëve e të afërmve për humbjen e këtij personaliteti të shquar të historisë e të mbarë kulturës shqiptare. Homazhet në nderim të tij do të mbahen në 3 shkurt nga ora 12:00-13 :00 në Akademinë e Shkencave.

Kristo Frashëri lindi në 4 dhjetor 1920 në në Stamboll, Turqi. U riatdhesua familjarisht dhe u vendos në Tiranë më 1927. Më 1940, pasi kreu shkollën e mesme, u regjistrua në Fakultetin e Shkencave Ekonomike në Universitetin e Firences. Më 1942 u burgos dhe u internua nga administrata fashiste e pushtimit dhe më 1943 kaloi në radhët partizane.

Në vitin 1945–1952 punoi në Bankën e Shtetit Shqiptar (Sektori i kreditit). Ndërkohë ndoqi studimet e larta në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë, në Institutin e Lartë Pedagogjik (1951–1955). Prej vitit 1953 punonjës shkencor në Institutin e Shkencave, më 1955 në Institutin e Historisë e të Gjuhësisë, më 1957 në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë të UT. Më 1966 u dërgua për pesë vjet për “riedukim” si mësues në shkollën e mesme të Përmetit; më 1971 u emërua përsëri punonjës shkencor në Institutin e Historisë, ku doli në pension (1990). Më 1997 u emërua zëvendëskryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, më 1999 përsëri në pension.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close