Gjermanët ia dolën.Krijuan “Diellin Artificial”
Kancelarja gjermane Angela Merkel,ka aktivizuar sot test fusion reaktori në institutin Max -Planck në greifswald,të ashtuquajturin “Diell artificial”.Aktivizimi është bërë më 15:20,me injektimin e idrogjenit të pastër në një makinë e cila tregon një hap të rëndësishëm në krijimin e energisë së pastër përmes fusionit nuklear,proces i cili ndodhë në vet yjet.
Plazma e krijuar përmes fusionit nuklear ka zgjatur vetëm disa milisekonda,e që është një sukses i jashtzakonshëm.E në vitin 2020 ,shkencëtarët Gjerman planifikojn që ta zgjasin punën e reaktorit në 30 minuta .
Reaktori i parë i cili do të prodhonte energji elektrike nuk do të lëshohet për punë edhe për dekada me radhë,sepse kushtet për fusion jan jashtzakonisht dramatike dhe për këtë arsye është e nevojshme përsosja e teknologjisë së mbrojtjes dhe përmirsimin e mënyrës së kontrollimit të procesit të përgjithshëm.Njëherë kur të përsoset teknologjia ,fusioni do të përbëjë mënyrën më të lirë dhe ma efikase të krijimit të energjisë elektrike,e e cila do ta zavendësoj tash për tash të pa zavendësushmin qymyr!
Comments are closed.