Ç`më tha Prof. Dr. Lisen Bashkurti për Albanofobinë

Shkruan: Fahri Xharra


 

 

Me profesorin e nderuar e kam pasur rastin të takohem disa herë;është privilegj të bisedosh me autorin e mbi 18 librave nga fusha e Marrëdhënjeve Ndërkombëtae , Krizat nderkombëtare dhe teoritë mbi to , të bisedosh me Kryetarin e Akademisë Diplomatike Shqiptare për ne si qytetar të zakonshëm është për t`u mbajtur në mend. Jam takuar atoherë ( rishtas ) kur bisedohej për Çamerinë dhe ndërkombëtarizimin dhe sensibilizimin e botës së qytetruar për lotin që ende rrjedhë gjak.

fahri Xhara

Për ta kuptuar drejt çështjen për Çamerinë duhet të kuptohet së pari albanofobia e fqinjëve tanë ; urrejtja e tyre ndaj dhe qëllimi i urrejtjes ; dhe këte na e spjegon më së miri Prf .Dr. Lisen Bashkurti në bisedën time virtuale mu për këtë-Albanofobinë.
– “Krahas tipareve të përgjithshme që karakterizojnë edhe ksenofobitë e tjera në botë, albanofobia ka specifikat e saj, që lidhen me kushtet dhe rrethanat e marrëdhënieve të shqiptarëve dhe shtetit të tyre kryesisht me fqinjët. Nga pikëpamja e përcaktimit shkencor, albanofobia është e njësuar me anti-shqiptarizmin në mjaft studime kombëtare dhe ndërkombëtare, pasi dallimet midis këtyre dy përcaktimeve janë të papërfillshme.”
Profesor , po kjo ?: “Stereotipet e para albanofobe ose antishqiptare kanë nisur të lindin më qartësisht me krijimin e shtetit të pavarur shqiptar, me mbetjen jashtë kufijve politik të një pjese të madhe të popullsisë autoktone shqiptare në trojet e tyre si dhe me valët e mëdha të emigracionit të shkaktuara mbas rënies së komunizmit në Shqipëri në vitet ’90-të.”
– “E vështruar në plane të gjëra, albanofobia klasifikohet në dy dimensione të mëdha: albanofobia ose ksenofobia që i referohet stereotipeve antishqiptare në vendet ku ka një numër të madh emigrantësh shqiptarë, siç janë Greqia, Italia, Turqia, Zvicra dhe Franca; dhe albanofobia ose ksenofobia që i referohet stereotipeve në vendet ku ka përplasje me komunitetet etnike shqiptare, siç janë ato në Maqedoni, Mal të Zi dhe Serbi.”- thot Profesori

Ju luem na i jepini shkaqet e kësaj albanofobie , të fillojmë nga Greqia ?
– “Albanofobia është një ndjenjë antishqiptare me rrënjë historike të hershme në Greqi. Në revolucionin Grek për pavarësi shqiptarët, të njohur si arvanitas dhanë kontributin kryesor. Shumica e studiuesve të Revolucionit Grek thonë së arvanitasit i hoqën frikën grekëve, bënë luftë të jashtëzakonshme anti-osmane dhe derdhën gjakun lum për shtetin e pavarur Grek. Ndonëse arvanitasit u dhanë grekëve lirinë, grekët e shndërruan mirënjohjen në fobi ndaj tyre. Mbas Revolucionit Grek u duk se u ringjallën fobi qysh nga antikiteti. Kështu mbas konsolidimit të shtetit të tyre, Grekët iu drejtuan shumë shpejtë arvanitasve në Greqinë e Veriut.”
“Qëllimi i luftës albanofobe u bë Epiri. Grekët bënë të gjitha përpjekjet për të shkatërruar fortesat e Jugut të Shqipërisë, që quhej Epir. Në vitin 1854 gjenerali Grivas kaloi kufijtë grekë, i shoqëruar nga një bandë të madhe të rekrutuar në Greqi, duke bërë krime monstruoze me qëllimin e vetëm për t’i detyruar të krishterët shqiptarë të bashkoheshin me to.”
– Profesor , të flasim për albanofobinë greke na duhen orë të tëra bisedash , ju i keni faktet ,ju i keni dëshmitë; na thuani edhe diçka , se kemi shumë për të biseduar për ambanofobitët e fqinjëve tjerë.
-“ Pretendimet greke, diplomatikisht kanë vijuar të mbeten konstante edhe në kohët tona, por tanimë nëpërmjet zërave të tyre apo organizatave greke brenda Shqipërisë, me qëllim që në aparencën e marrëdhënieve politiko-diplomatike formale të ketë një “normalitet” ndërkombëtarisht dhe europianisht të pranuar. Mirëpo, përmes këtyre faktorëve grekë ose të greqizuar apo emigrantë është pretenduar në mënyra të papranueshme shtrirja në territoret shqiptare dhe dalja në brigjet e Himarës, manipulimit korruptiv të regjistrimit të popullsisë shqiptare, me qëllim kryesor që ortodoksët shqiptarë, vllahët shqiptarë dhe të tjerë emigrantë mjeranë ekonomikisht të regjistroheshin si minoritarë grek, dukë ndryshuar kështu artificialisht sasinë dhe shtrirjen gjeografike të pakicë greke në Shqipëri”

Po Italia ?
– “Krijimi i stereotipeve është problematik, sepse ngulit në memorie dhe në ndjenjat e njerëzve frikë, urrejtje dhe armiqësi, të cilat janë shumë vështirë për t’u fshirë nga shpirti dhe memoria e njerëzve, madje edhe kur janë zhdukur nga realiteti. Ndjenjat dhe pikëpamjet albanofobike në Itali lindën, pra, kryesisht nga valët emigruese mbas viteve ’90-të të shekullit të XX-të. Në stereotipet albanofobik në Itali shqiptarët perceptoheshin si kriminelë, trafikantë droge, qeniesh njerëzore dhe shkelës të rendit dhe të ligjit 14. Në dekadën e dytë, pra në fillimin e viteve 2000, situata filloi të qetësohej, integrimi i emigracionit shqiptar në Itali po shoqërizohej dhe familjarizimet ndërkomunitare nisën të konsolidoheshin.”

Shumë qesharake po edhe e rrezikshme , albanofobia në Maqedoni ?

-“ Republika e Maqedonisë në kuadër të Federatës Jugosllave u krijua nga Tito si një njësi amortizimi midis pretendimeve etno-kulturore të Bullgarëve (në Lindje), Shqiptarëve (në Perëndim), Grekëve (në Jug) dhe Serbëve (në Veri). Në qendër të krijimit të Republikës Maqedone qëndronte një komunitet i vogël maqedonësh, me origjinë dhe lidhje me një pakicë në Bullgari. Nga historia, kultura dhe gjuha ngjasonin tërësisht me bullgarët. Ishin një komunitet pa ndonjë identitet të veçantë historik, kulturor dhe gjuhësor. Jetesa thuajse 50-të vjeçare në kuadër të Federatës Jugosllave i krijoi hapësirë këtij komuniteti të vogël maqedon pa ndonjë identitet të veçantë, që të krijonte jetën e vet politike, institucionale, ekonomike dhe kulturore si dhe të formonte elitën e vet intelektuale. Këto baza modeste shërbyen si themelet e krijimit të Shtetit Maqedon mbas shpërbërjes së Federatës Jugosllave. “

Me gjithë ndryshimet e mëdha pozitive që pasuan në Maqedoni mbas Marrëveshjes Kuadër të Ohrit 19 sërish niveli i albanofobisë nuk u fashit. Kësaj situate i ndikuan shumë për keq jo vetëm politika e ditës, por edhe intelektualët dhe shkencëtarët maqedonas. Intelektualët dhe shkencëtarët e Maqedonisë, “

  • Serbia dhe populli serb kanë albanofobi mjaft të thellë, të përhapur dhe në nivele dhe kategori të ndryshme. Lindja, përhapja dhe nivelet e albanofobisë në Serbi kanë kaluar nëpër disa faza të historisë së marrëdhënieve shqiptaro-serbe. ?
    -Gjatë Krizës Lindore (1877- 1878), Rusia skicoi qartësisht aleatët e saj në Evropën Juglindore dhe Ballkan. Serbia iu nënshtrua tërësisht interesave Ruse. Madje, doktrinarët serbë përpiluan doktrinën e Naçertanies jo aq të bazuar në Realpolitikën Ballkanike, por më shumë në hegjemonizmin Rus. E thënë ndryshe, Serbia përpiloi doktrinën gjeopolitike të saj duke u bazuar më shumë në interesat Ruse në Rajon dhe pritshmëritë që vinin prej saj, sesa në realitetit gjeopolitik Ballkanik dhe në mundësitë e saj të brendshme. Për sa kohë Rusia do e mbështeste Serbinë në këtë doktrinë, serbët do kishin sukses kur Rusia do tërhiqej nga synimet direkte në Ballkan, serbët do ndiheshin në vakum gjeopolitik Rajonal dhe do fillonin humbjet gjeopolitike.

Origjina bazike e albanofobisë në Serbi dhe te serbët filloi pikërisht atëherë kur Serbia e mbështetur nga Traktati i Shën Stefanit (1878) i imponuar mbi Osmanët nga Rusia shtriu territoret politike të shtetit të saj mbi territore dhe popullsi shqiptare 35. Mbas shpalljes së pavarësisë dhe njohjes ndërkombëtare të saj në Kongresin e Berlinit (1878), Serbia drejtoi haptazi dhe me gjithë fuqinë e saj synimet territoriale mbi shqiptarët. Në Luftën e Parë Ballkanike në vitin 1912 akademikët, politika dhe media serbe organizuan një propagandë shumë të fuqishme kundër shqiptarëve 36. Me anë të saj, Serbia përgatiti pushtimin e Kosovës dhe përfshirjen e saj në hartën e vet politike për herë të parë. Deri në atë periudhë Kosova ishte Vilajet shqiptar më vete, në kuadër të organizimit të brendshëm të Perandorisë Osmane.

Po sot ?
-“Aktualisht, mbas afro një dekade e gjysmë mbas lufte dhe të gjashtë vjet mbas shpalljes së pavarësisë së Kosovës nga Serbia, sërish albanofobia vijon të mbetet një prej barrierave të mëdha për normalizimin e marrëdhënieve shqiptaro-serbe .”

Edhe faktori ndërkombëtar Perëndimor nuk e ka konsideruar sa dhe si duhet praninë e albanofobisë në politikën dhe shoqërinë serbe. Më së shumti faktori Perëndimor është munduar që të bëjë zgjidhje teknike, qofshin politike apo juridike, por pa u përpjekur që të depërtojë dhe të ndikojë në rrafshin psikologjik, mental dhe shpirtëror të shoqërisë dhe politikës serbe. Pa rrëzuar gradualisht muret e albanofobive që vijojnë të ekzistojnë në mjediset Serbe, do të duhet shumë kohë e gjatë që të presim ndryshimet e mëdha të dëshiruara për normalizimin e marrëdhënieve shqiptaro-serbe.

Ju falemnderit Zoti Bashkurti !

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close