Komandanti Suprem i NATO-s Philip Breedlove arrin sot në Kosovë

PRISHTINË, 4 Shkurt /ATSH/.-Komandanti Suprem i Forcave Aleate për Evropë, Gjenerali Philip Breedlove viziton sot Kosovën.

171st NATO Chiefs of Defence Meetings- Joint Press Conference with the Chairman of the Military Committee, the Supreme Allied Commander Europe and the Supreme Allied Commander Transformation
General Philip Breedlove (Supreme Allied Commander Europe)

Nga institucionet e Kosovës bëhet e ditur për ATSH-në se komandantin Suprem të NATO-s, Gjeneralin Philip M. Breedlove do ta presin pasdite në takime të veçanta presidentja e Republikës Atifete Jahjaga dhe kryeministri Isa Mustafa.

Ndërsa nga Shtabi qendror i KFOR-it, Zyra për marrëdhënie me publikun, në njoftimin e dërguar, përfaqësuesit e mediave janë të ftuar të marrin pjesë sot në një konferencë për shtyp me Gjeneralin Philip Breedlove, Komandant Suprem i Forcave Aleate për Evropë (SACEUR), dhe Gjeneral Majorin Guglielmo Luigi Miglietta, Komandant i Forcës së Kosovës (COMKFOR) në shtabin qendror të KFOR-it, kampin “Film City”, në Prishtinë.

Komandanti Suprem i Forcave Aleate për Evropë do të ndajë informacione me gazetarët mbi misionin e KFOR-it në Kosovë dhe operacionet e NATO-s.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close