Ultimate magazine theme for WordPress.

Vullneti i fundit i Mjeshtrit, Ibrahim Kodra;do të prehet në Memorialin në Kodrat e Liqenit

 

TIRANE, 7 Shkurt/ATSH/- Fondacioni “Ibrahim Kodra”, Ministria e Kulturës, Bashkia e Tiranës plotësojnë vullnetin e fundit të Mjeshtrit,  Ibrahim Kodra, “Nder i Kombit” i cili do të prehet në Memorialin në Kodrat e Liqenit, pranë figurave të nderuara të kombit, Faik Konica, Vëllezërit  Frashëri.

Ibrahim Kodra

Në një njoftim për mediat, ministria e Kulturës bën të ditur eshtrat e artistit Kodra do të vendosen në një vendndodhje që do të vizitohet nga bashkatdhetarë të shumtë të tij.

Në njoftim sqarohet se pranë Ministrisë së Kulturës është depozituar kërkesa e Behgjet Pacolli dhe Fatos Faslliu, kryetarë të Fondacionit “Ibrahim Kodra” në Lugano dhe në Durrës, lidhur me plotësimin e vullnetit të fundit të vetë piktorit të madh me titull “Nder i Kombit”, Ibrahim Kodra që të prehej në Tiranë, në një vendndodhje ku të vizitohej nga bashkëatdhetarë të shumtë të tij. Ky vullnet i artistit Kodra, si pasojë e një moskoordinimi, nuk u plotësua dhe eshtrat e tij sot prehen në Ishëm të Durrësit.

Vënia në vend e amanetit të Mjeshtrit kryhet me rastin e 10-vjetorit të ndarjes nga jeta. Në koordinim me Bashkitë Tiranë dhe Durrës janë marrë të gjitha masat për të realizuar ceremoninë e nderit, që do të mbahet në Kodrat e Liqenit Artificial, me pjesëmarrjen e personaliteteve më të larta të vendit.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close