KUSH FITOJ DHE KUSH HUMBI NGA TAKIMI I SOTËM ( Opinion )

Hysni Gashi

| Shkruar nga : Hysni Gashi | Prishtinë

 


Takimi i sotëm të Presidentja me krerët e Qeverisë me liderin e AAK-së,po ashtu pjesëmarrja e ambasadorit Amerikan me dyer të mbyllura tregon se sa larg jemi parimeve të demokracisë si shtet.

Nuk jemi ne rrethana lufte të mbahen takime me dyer të mbyllura për intervenime ushtarake apo sekrete të kësaj natyre . Takimi i sotëm me dyer të mbyllura na kujton qeverisje diktatoriale na kujton qeverisjen e Sllobodan Millosheviçit të Hitlerit të Asadit të Gadafit të Sadamit e tj,që u mbaheshin takimet të mbyllura pa gazetar.

Prandaj pa hi me ne detaje të takimi të sotëm që të len shumë për të dëshiruar sa do të sjell rezultate duke e par arrogancën e pushtetit,mbetet të shihet . Por shpresojmë dhe besojmë thellë se takimi i sotëm t’i kontribuoj situatës ne të cilën jemi të reflektoj qeveria nga prania e liderit të AAK-së që ja dërgoj mesazhin dhe qëndrimin e qarte të Opozitës se Bashkuar të 6 pikave.

Çdo marrëveshje me Pozitën që janë kundër 6 pikave të Opozitës se Bashkuar është marrëveshje e dëmshme për Republikën dhe nëse do të ketë marrëveshje për lidhje koalicionesh me pushtetin nuk do ti kontriboj zgjedhjes se situatës veçse do t’ja zgjat jetën qeverise anti-Kushtetuese dhe si e tillë është vërtet ambicie për pushtet dhe jo për shtet.

Koha e ka dëshmua se ata që kanë ber koalicion me PDK-n,përveç që e kanë korruptuar dhe kriminalizuar Republikën edhe me shumë,ne anën tjetër jen dal humbës nga koalicion me PDK-n. Por një gjë jam i sigurt se edhe këta ambasador gjoja se po fajsojnë pushtetin për keqqeverisje dhe ne anën tjetër bashkëpunojnë ngushtë me ta duke ja zgjatin jetën kësaj qeverie .Disi qëndrimet e këtyre ambasadorëve po na thelloojnë edhe me shume krizën ne vend dhe përgjegjës dhe fajtor për gjendjen të krijuar,aktuale ne aspektin e krim dh korrupsion përgjegjës dhe fajtor janë edhe vet ambasadoret sepse i kanë mekanizmat për t’i ndal dhe luftua këto dukuri siç është EULEX-i i kushtueshëm .

Por siç po shihet po e dëshirojnë ketë keqqeverisje dhe ketë sistem të korruptuar, duke u pasuruar ne kurrizin e varfër të popullit pa i penguar askush siç u pasurua Delli me shumë ambasador të tjerë.
Prandaj ambasadoret siç po shihet nuk dëshirojnë parti ne qeveri që vërtet do ta luftonte krimin dhe korrupsionin .

Pamvarsisht opinioneve të ndryshme. Paknaqsia e qytetarëve është ne rritje nga kjo keqqeverisje. Projekti jon vazhdon 17 shkurti na bashkon ne sheshet e Prishtinës .

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close