Ne duhet të jemi të gatshëm për të luftuar

SHKRUAN: AUREL DASARETI -USA

ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)

 

Turbullirat dhe trazirat kanë lëvizur më afër, Vendet e Evropës (duke përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën) nuk mund të llogarisin më për të jetuar në paqe dhe siguri – pa mbrojtur veten e tyre. Ato duhet të jenë të gatshme për të luftuar, si me fjalë, veprime – dhe nëse është e nevojshme edhe me armë – për të ruajtur Vendin dhe vlerat civilizuese evropiane që i kemi të përbashkëta.
***


 

Evropa duhet të marrë kontrollin në territorin e saj- kufijtë e hapur dhe migrimi masiv nga Afrika dhe Azia domosdoshmërish të ndërpritet.
E premte 13 Nëntor 2015 terroristët e IS e sulmojnë Parisin. Vetëm një muaj më vonë mbi 300 terroristë të trajnuar posaçërisht, të fshehur në Evropë ishin të gatshëm për terrorin e radhës, për të qëlluar sërish. Tani me siguri numri tyre është shumë më i madh, sepse është e qartë se fluksi i pakontrolluar i afrikanëve/aziatikëve në Evropë siguron kalim të sigurt për terroristët islamik. Vala e parë e IS-luftëtarëve tashmë kanë udhëtuar në Evropë. Të tjerët janë në radhët e IS në Siri, pas marrjes së trajnimit në një kamp trajnimi në mes Sinjar dhe Mosul në Irak. Luftëtarët terroristë islamik që për momentin qëndrojnë të fshehur në Evropë, atje në Vendin e tyre të origjinës janë trajnuar në dy lloje të ndryshme të operacioneve. Një grup për të kryer sulme vetëvrasëse. Lloji tjetër i terroristëve janë të trajnuar për të kryer terror me pistoleta, ose të veshur me rripa vetëvrasjeje.


Kriza e Ukrainas, terrori në Paris dhe përdhunimet seksuale të mijëra femrave evropiane nga grupet e organizuara kriminele të “refugjatëve” nga Afrika e Veriut – botës arabe, veçanërisht në Köln të Gjermanisë por edhe në shumë vende tjera të BE-së, tregojnë se evropianët nuk mund të presin më për të jetuar në paqe dhe siguri, pa pasur nevojë për të mbrojtur interesat dhe vlerat e tyre.
Ariu i Sibirit është forcuar dhe zgjuar, ndërkaq burrat e vdekur të BE-së në vend që të përdorin paratë për modernizimin dhe forcimin e ushtrisë, janë angazhuar që të kolonizojnë me arabë Vendet e tyre, vetveten. Keqpërdorin me qindra miliard euro të shpërbëjnë vetveten me importimin e “refugjatëve” fals.


Rëndësia e ushtarëve të trajnuar dhe të pajisur në mënyrë adekuate është domosdoshmëri primare për Evropën në këto kohë turbullirash të paparashikueshme. Ti nuk mund të fitosh luftërat pa pasur ushtarë në terren.
Zakonisht grupet guerile terroriste nuk luftohen ushtarakisht, por me Shërbimin e Inteligjencës dhe metoda policore. Kur problemi është shumë i madh, atëherë përveç metodave policore duhet të luftohet ushtarakisht.


Çfarë me shoqërinë tonë?
Armiku është brenda dhe ushqehet nga jashtë. Ai duhet të luftohet në të dy vendet. Detyra më e vështirë është për të luftuar terrorizmin në një shoqëri të “hapur” shqiptare ku sundon kaosi. Këtu është kryesisht përgjegjësia e Inteligjencës.
Unë jam i shqetësuar për pajisjet e pakta, të vjetruara, të dobëta dhe joadekuate të Ushtrisë Shqiptare si dhe nivelit të trajnimit të tyre. Unë jam i shqetësuar shumë se Kosova nuk ka asnjë ushtri për t`u mbrojtur nga qentë kërcënues në kufi.
Shteti Shqiptar domosdoshmërish të gjejë mjete për të financuar forcat e armatosura ashtu që të jenë në gjendje për të mbrojtur atdhe-mëmëdheun brenda dhe jashtë murit (artificial) të arbrit. Qeveritarët aktual etj duhet të rikthejnë një pjesë të lekëve të vjedhura nga tenderët dhe kriminalitetet tjera dhe me to të forcojnë efektivat e mbrojtjes.
Në një situatë të tensionuar ekonomike dhe abuzimit të qeverisë me tenderët etj ky është një rekomandim prapa të cilit qëndroj edhe unë.
Jeta luksoze e klasave kriminele të korruptuara dhe keqpërdorimi i parasë për çështje jo aq të rëndësishme assesi nuk duhet të jetë në dëm të aftësive të mbrojtjes.
Rezultati do të jetë shkatërrimtarë nëse shteti amë do të vazhdojë ta zvogëloj numrin e ushtarëve dhe dobësoj edhe më tepër mjetet e domosdoshme luftarake; kjo do të ishte një zgjidhje bastard për mbrojtjen e Vendit. Me një marinës të dobët, me aviacion luftarak dhe artileri antiajrore të dobët dhe pa forca tokësore të besueshme në vendet ku jetojnë njerëzit, por edhe patriotizmit në tërheqje – Vendi do të kapitullonte shumë lehtë.

Duhet të rrjedh gjaku jonë para se të ndihmohemi nga NATO
Unë e supozoj një skenar për një sulm kundër Shqipërisë, ku pjesë të vendit të pushtohen, e cila mund të çojë në përçarje të popullatës.
Kundërshtarët e mbrojtjes së armatosur të Vendit (pacifistët ekstremistë, qyqarët dhe ekstremistët fetarë mysliman/ortodoks që fenë e tyre e vënë para Kombit) do të argumentojnë se duke u përmbajtur nga përdorimi i forcës ushtarake – dhe për të mbajtur jashtë NATO – do të mbetemi në paqe.
Këto janë tonet e ëndërrimtarëve që kemi dëgjuar më parë, por realiteti është ndryshe. Ka një kërkesë të qartë për mbështetjen e aleatëve: që ushtarët shqiptarë vetë të përqafojnë armët.
Nëse një pjesë e vogël e Shqipërisë do të pushtohet nga një fuqi e huaj, sidomos fqinjët – dhe ajo pjesë nuk do të mbrohet si duhet nga gratë dhe burrat shqiptarë – si mund të besojmë se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë do të jenë të shqetësuar për të dërguar djemtë e tyre të rinj dhe vajzat për të bërë punën që ne nuk ishin të gatshëm për ta bërë për veten tonë? A do derdhin aleatët tonë gjakun e vetë për ne nëse më përpara nuk do të rrjedh gjaku jonë?
Sa më gjatë që prisni me veprimin, aq më i rëndë bëhet problemi – dhe njëkohësisht më vështirë të zbatohet.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close