Vazhdon gjykimi i “Grupit të Kumanovës”

Në gjykimin e grupit të Kumanovës për kinse “terrorizëm”,i akuzuari i parë Sami Ukshini ,i njohur edhe si komandant Sokoli,ka deklaruar sot se është pjesërisht fajtor për ato për të cilat ngarkohet nga aktakuza.Në fakt ai thotë se ka qenë pjesë e grupit por nuk ndjehet fajtorë për terrorizëm.

grupi

Të tjerët e mohojnë fajsinë,kurse disa theksojnë se kurrë në jetën e tyre nuk kan qenë në Kumanovë,e as në Goshicë,me 21 prill kur është lajmruar dhe akuzohen se këta kinse e kan sulmuar karaullen,në kufirin Maqedonas.

Ata ishin akuzuar nga prokuroria se kinse jan përgjegjës për përleshje të armatosur ,vitin e kaluar me policinë maqedonase në Kumanovë si dhe sulm në stacionin policor në Goshicë në prill të 2015.
Sipas prokurorisë “grupa e Kumanovës” paskësh vepruar në tri nivele.në të parin,sipas prokurorit ,ka qenë “struktura komanduese,niveli i dytë logjistika si dhe i treti ,gjithnjë sipas aktakuzës ,ka përfshirë anëtarët e grupit të cilët kan marrë pjesë në përleshjen e armaosur”.
Gjithnjë sipas aktakuzës,kinse nivelin e parë dhe të tretë e kan përbërë persona që kan jetuar në Kosovë,përderisa niveli i dytë,logjistika ka qenë nga Maqedonia.Prokuroria thotë se grupa e kumanovës kohë të gjatë e kan përgatitur dhe planifikuar aksionin e Kumanovës,dhe se gjatë gjykimit do të zbulohet motivi “aktit terrorist”.

Para fillimit të gjykimit ,avoketërit e të akuzuarëve kot kishin kërkuar shtyerjen e seancës si dhe dëshmi psikiatrike për të akuzuarit,sepse gjyqi i kishte rrefuzuar kërkesat.para gjykatës dhe në vet ndërtesën e gjykates ka pasë sigurim të fortë policor,kurse të gjithë ata që kan marrë pjesë në gjykim,para se të hynin jan kontrolluar detajisht.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close