Ultimate magazine theme for WordPress.

Traditat shqiptare janë ruajtur vetëm ne fshat

Shkruar nga :Fahri Xharra    Gjakovë  10.02.16


 

Pas postimit të fotos nga “ Sofra e Gollakut “,dialogu që më nxiti të shkruaj kësaj radhe ishte ky

Fahri Xharra : “Mik i nderuar Isni Shatri , është një fat i madh se fshati shqiptar ka qene ai qe i ka ruajtur te gjitha traditat shqiptare. Qytetit i duhej te fliste gjuhen e pushtuesit.”
Ber Hajdini : “Qyteti fliste Ottomanqe e Serbisht, fshatrat çdo here i kanë ik okupimit edhe nëse okupusi ishte me shekuj në qytete.”

“E kaluara e jonë historike duhet të shikohet me syrin kritik të krenarisë që jemi pjesë asaj trashëgimie , pa marrë parasysh fesë që i përkasim si individ. E jona është që me ato artefakte që na kanë mbetur të bëjmë luftën tonë trashëgimtare , për të mirat dhe të këqijat e së kaluarës sonë me vlerë. Ne , duhet që botës tia bëjmë të ditur që tema që po flasim sot është e kaluara e jonë në vendin tonë ; serbit tia bëjmë të ditur edhe një gjë që për epokën që po flasim ata as që kishin qenë këndej pari.( Theodora – Perandoresha e Bizantit , F.Xharra) Perandoresha Theodora dhe Vajzat e Medvegjës; të bindemi ne së pari për këtë thesar historik.që të parët na e kanë lënë . Krenari ! Historia në vazhdimësi flet shqip ! “

Untitled

Kur jemi tek traditat shqiptare ato ruheshin në vazhdimësi nga fshatrat e katundet e sidomos ato që ishin më larg qyteteve , ku as një pushtues fizikisht nuk i arrinte. Aty fshihej thesari i popullit : trashëgimia mijëravjeçare e popullit më të vjetër në Europë.

Sa mirë e thotë miku im Ber Hajdini : “Qyteti fliste ottomanqe e serbisht, fshatrat çdo herë i kanë ik okupimit edhe nëse okupuesi ishte me shekuj në qytete.”( e ka fjalën për Kosovën Lindore )
E njëjta ishte edhe në të gjitha viset shqiptare . Po, sot ç`na gjeti ?
“ Gjuha e popullit kalon një jetë të qetë , ajo rritet si bari në mal e si gjethi në lis, pa u dëgjuar fare, dalngadalë, në mënyrë të butë. Fshatari nuk e ndërton gjuhën as sipas”spekulimeve intelektuale, as sipas analogjive gjuhësore”. Fshatari e kalon jetën e vet bashkë me gjërat, me sendet që e rrethojnë, me të cilat takohet përditë. Ai vëren ndryshimet e tyre , i shikon me qindra herë,ua zbulon fshehtësinë, dhe kështu një ditë vetë ato gjëra, vetë ai send me funksionin, trajtën e pamjen e tyre , e tregojnë emrin e vet të vërtetë, emrin më të përshtatshëm.- kështu shkruante Akademiku Mark Krasniqi në librin e tij me vlerë të madhe ‘ Gjurmë e gjurmime” ,Prishtinë,1979 .

(Po sot ku jemi ? Fshatin tonë e ka kapur dreqi për fyti , pak ka mbetur nga ai i dikurshmi )
Po i vazhdoj me mallëngjim fjalët e të madhit Mark Krasniqi : “Prandaj gjuha e fshatarit të thjeshtë është e vetëvetishme , e pastër, e rrjedhshme, e natyrshme “
Gjuha e , pseudointelektualit , qëllimkeqit nuk i ka ato veti, sepse ai gjuhën e mëson , e “pasuron” në qytet ,pranë ligjvenësit ( pushtuesit). Ajo gjuhë bazohet në kuptimet abstrakte , huazimet e pa nevojshme (sot, nga mediat ) .
Fshatari të gjitha gjërat i shihte në mënyrë natyrore dhe të gjitha ishin të drejtë për drejta, të përzemërta dhe të ngrohta shqiptarisht
Lëvruesit e huaj , ata që e kërkonin të vërtetën shqiptare e gjenin në fshatra . Shembujt janë të panumërt .Shfletoni studimet e huaja për ne.

Akademiku Mark Krasniqi në studimin e tij “Antroponimet e Kosovës në dritën e shkencës etnografike “ ndër të tjera shkruan se pagëzimi i foshnjës dhe dhënja e emrit është ritual kohor ( në ditët e pas lindjes së foshnjës) që më së miri është ruajtur në fshtrat tona. Sipas tij , tek ne e kemi edhe botëkuptimin tonë në lidhje me funksionin e emrit në përgjithësi e ka edhe fuqinë mbrojtëse për fëmiun gjatë jetës së tij.

Nëse Tupalla i ka ruajtur veshjet kombëtare të cilat më respekt i vishnin e dhe gratë e Perandorëve Ilir dhe Bizantin atëherë si është e mundur që “3000 familje shqiptare në Maqedoni vendosin emra arab”
“Vala e ndërrimit të emrave në arab paska mbërri 3000 familje shqiptare në Maqedoni – Humbje gjurmësh të identitetit shqiptar. Xhemal Ahmeti shkruan :Partitë politike pasi heshtin e sponsorizuakan këtë. Apo? Ky vetë asimilim do të kushtojë shumë. Dhe pikërish ai Allahu u mallkoftë që shuani një identitet kulturor dhe nëse ai s’bën gjë natyra u dënoftë sot e përjetë, se kjo nuk është e drejtë personale e dikujt por manipulim i një kolektivi nga një shtab me qëllimi ekspansionizmi kulturor.

(Po sot ku jemi ? Fshatin tonë e ka kapur dreqi për fyti , pak ka mbetur nga ai i dikurshmi )
Po e përfundoj shkrimin me mallëngjim nga fjalët e të madhit Mark Krasniqi : “Prandaj gjuha e fshatarit të thjeshtë është e vetëvetishme , e pastër, e rrjedhshme, e natyrshme “

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close