Ndriçim Kulla: Vepra: “Kush jemi ne shqiptarët”…

Shkruan: Isak Ahmeti


Ngjashëm me titullin e librit: Ëo ore ëe (Kush jemi ne, përkthyer dhe botuar edhe në shqip (2013), të autorit, politolog i njohur amerikan, Samuel Huntington, edhe studiuesi, shkrimtari dhe botuesi i njohur shqiptar, Ndriçim Kulla, së fundi ka nxjerrë në dritë librin e tij me titull: “Kush jemi ne shqiptarët”? Në këtë libër, që është interesant dhe me vlerë, studiuesi dhe shkrimtari, Ndriçim Kulla, ka përmbledh tiparin e shqiptarëve kështu: “Ne jemi një popull i kontrasteve. Kontrastet ekzistojnë dhe brenda karakterit tonë individual. Ne jemi të rezervuar , por individualistë, bujarë, por vuajmë nga kotësia, mikpritës, por edhe hakmarrës, e mbajmë fjalën, por jemi edhe dyshues, mund të shkojmë deri në fund të botës, por nuk duam t’ a dimë çfarë bëhet pas gardhit të shtëpisë sonë, jemi trima, por në betejat që i zgjedh vetë secili nga ne”.

Ballina e librit e fjale

Me këtë libër, siç e ka thënë kohë më parë edhe vetë autori, në një intervistë, ka dashur t’ i ofrojë individit të sotëm shqiptar disa pikëpamje dhe një literaturë të përzgjedhur në lidhje me atë se kush jemi ne shqiptarët. Autori në fjalë, duke çëmtuar edhe një mendim të rilindësit tonë, te libri “Këndonjëtorja” e vështron shqiptarin, përkatësisht ndarjen e Toskërisë dhe Gegërisë si ndarje mes zonave të Ilirisë së Lashtë – tezë kjo për të cilën autori nuk e thotë vërtetësinë po ose jo, së paku kështu kuptohet…

Mirëpo, autori, duke u mbështetur në një literaturë të pasur sikundër edhe në urtësinë e sovranit, nxjerr konstatimin se ne jemi toskë dhe gegë, që përbën një larmi vlerash të ndryshme gjuhësore, etnografike (zakone, veshje, art, etj.), dmth. një pasuri kulturore. Dhe konstaton: “ne jemi shqiptarë, pastaj toskë dhe gegë, ndonëse studiues të ndryshëm gjejnë edhe një “ndarje racore” ndërmjet nesh , shqiptarëve gegë dhe toskë (të gjatë dhe të shkurtër, biondë dhe zeshkanë, të hollë dhe të trashë, kokërrumbullakët dhe kokë gjerë, të zgjuar dhe budallenjë, gjeni dhe mediokër, të mençur dhe të çmendur…)
Mirëpo, edhe sipas autorit në fjalë, shqiptarët jemi një racë e vetme, jemi nga evropianët më të lashtë, kemi qenë mbrojtës të Evropës, por jemi shkëputur me dhunë prej saj, jemi rikthyer në Evropë, ndonëse ndër shekuj kemi humbur shumëçka nga europianizmi, pastaj jemi rigjeneruar, ringjallur… Por, jemi, megjithëkëtë, një popull i kontrasteve dhe kontrastet ekzistojnë brenda vetë karakterit -thotë autori.

Në librin: “Kush jemi ne shqiptarët”, autori shkruan edhe për individualizmin shqiptar që është destruktiv. Duke shkruar për këtë problematikë, për individualizmin shqiptar, studiuesi i është referuar edhe Konicës, por edhe vezhguesve të huaj, nxjerr konstatimin, mjaft bindës, se kjo dukuri është e vjetër sa dhe vetë njerëzimi…
Krejt në fund le të themi se ky libër, i pari ndër ne, i autorit Ndriçim Kulla, është interesant dhe me shumë vlera, ofron pikëveshtrime interesante, të rëndësishme dhe me vlerë për atë se kush jemi ne shqiprarët. Për më tepër, pyetja: “Kush jemi ne shqiptarët” është edhe pyetja kush jam unë…
Legjeda: ballina e librit ne fjale

 

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close