Ultimate magazine theme for WordPress.

Shqiptarët musliman nuk janë “mish për top “ për serbët

fahri-x

Shkruar nga: Fahri Xharra     Gjakovë-2/12/2016


 

Pavetëdija kolektive është një pjesë e psikikës që negativisht bartet në pavetëdijen individuale. “Nëqoftëse pavetëdija personale përbëhet më së shumti nga komplekset, përmbajtja e pavetëdijes kolektive në thelb është paracaktuar nga arketipat. Koncepti i arketipit që është lidhje e pandarë e idesë së pavetëdijes, tregon për ekzistencën në shpirt të formave të caktuara, të cilat, duket, sikur gjenden gjithmonë dhe kudo.” ( Karl G. Jung )

Shikoni se ku erdhëm falë pavetdijës kolektive “Prishtine nuk është e vetëdijshme për rrezikun nga Xhihadi. Shënimet e NATOs tregojnë që mbi 600 banorë të Kosovës kanë shkuar të luftojnë pë shtetin islamik. Kush janë ata , kush i ka regrutuar dhe si kanë shkuar, nuk ka shënime zyrtare por besohet që është rrjeti i caktuar për regrutim ku në rend të parë mashtrohen të rinjtë dhe të varfëritë që të shkojnë në luftë “ ( Dalibor Jevtiqi , minister per kthim ne qeverine e Kosoves )
(Priština nije svesna opasnosti džihada Podaci NATO pokazuju da je više od 600 građana sa Kosova otišlo da se bori za Islamsku državu, a zvanični podaci koje smo dobili je da je reč o blizu 300 lica. Ko su, ko ih je regrutovao i kako su otišli, nema zvaničnih podataka, ali se veruje da već postoji određena mreža za reguraticiju gde su u prvom redu parama privlače mladi i siromašni da se pridruže ratu za ID – kaže za “Vesti” Dalibor Jevtić, kosovski ministar za povratak i član Saveta za bezbednost Kosova.)

tumblr_n0kt32NEeb1sukvgko1_500

Ne harruam që :” Shteti i Kosovës paraqet të arriturën më të madhe të shqiptarizmit. Kjo fitore e madhe historike, e cila thuajse përmbyll konceptin e Rilindjes Kombëtare për përkatësinë tonë perëndimore, nuk duhet lejuar të rrezikohet nga piromanët e as nga puçistët e shumtë, që sot, me detyra të shumta nga anë të ndryshme, po veprojnë bashkërisht. Kjo duhet të pengohet nga inteligjencia e Kosovës dhe patriotët e shumtë që nuk kursyen dije dhe gjak për të “ ( Jusuf Buxhovi )

Taktika serbe e shpërnguljes së shqiptarëve për në Turqi , ishte dikur dha iu kishte sukses: “Dëbimin e shqiptarëve e udhëhoqi Aleksandër Rankoviqi prej vitit 1950-1966. Shqiptarët u shpërngulën si turq në Turqi. Nga dokumentet e hartuara për nevojat e ish LSPP-së së Kosovës (Komisioni për shpërngulje) del se që nga viti 1912 e deri në vitin 1967 nga Kosova dhe viset e tjera etnike shqiptare nën pushtetin okupator serbosllav (lexo: ish-Jugosllavi) në mënyrë të organizuar u shpërngulën mbi një milion shqiptarë(!), që u deportuan në Anadoll dhe viset e tjera të Turqisë.”
Por një ndjenjë dhe një guxim ishte edhe në vitet e pas luftës : Më 6 janar të vitit 1946, “Rilindja” dhe “Zani i rinisë”, kishin ngritur kërkesën për nxjerrjen edhe të një reviste të re shqipe. Këtë e impononte nevoja e përmbushjes së kërkesave të shtuara krijuese letrare, por edhe të një shtimi të kujdesit më tëmadh të pastërtisë së gjuhës shqipe. Atëbotë “Rilindja” pothuajse më shumë se që bënte për shqiptarët pushteti jugosllav i instaluar në Kosovë, luftonte për heqjen e çarçafit e të ferexhesë(havales), për çka, bie fjala, “shoqja Rukmane Blaka (Istog plotësimi ynë) ka premtue se deri më 11 maj(“Rilindja” e 17 marsit të vitit 1946) ka me zbulue dy shqiptare, ka me mësue shkrim-lexim 20 gra…”
Për kundër presionit serbomadh : 12 shkurti i vitit 1945 shënon datë shumë të rëndësishme, jo vetëm për kolektivin e madh e të nduarnduarshëm të “Rilindjes”, por në tërësi përpopullin shqiptar në ish-Jugosllavi. Në këtë ditë, , në prag të ngadhënjimit mbi fashizmin, por jo edhe të çlirimit të shqiptarëve nga okupatori serbosllav, doli në dritë numri i parë i “Rilindjes”, me drejtor Xheladin Hanën, që të parëtme artikuj nga Fadil Hoxha, dhe me kryeartikullin me titull “Ti përvishemi punës”, Esad Mekullin, nëfaqet e tjera me dy shkrime, njëri i nënshkruar me pseudonimin Sat Nokshiqi dhe Mehmet Hoxha,pastaj raporte nga lufta dhe 6 shkrime të tjera, përkatësisht me gjithsej 14 shkrime, që bashkërishtpërbënin katër faqe të numrit të parë të gazetës. Emrin e kësaj gazete “Rilindja”, që kishte dalë si rezultat i disa propozimeve për pagëzim – “Liria”, e kishin sajuar në “Rilindja” grushti i intelektualëve në Prishtinë, por e kishin shtypur të tjerët në Prizren, si Kolë Lekaj,Skënder Lumezi, Sebë Laçi, Beqir Driza, Reshat Arapi, Margarita (Gita) Mjeda – Shukriu, Kolë Lumezi .
Dhe mos të harrojmë: Shqiptarët e Kosovës dhe të viseve të tjera në ish- Jugosllavi sytë i kishin të kthyer nga Kosova. Dhe, vërtet, kishin të drejtë ata që ishin të kthyer nga Kosova, sepse edhe ato pak forca intelektuale, qëshin të shtyra që nën firmën e ideologjisë komuniste të ish-Jugosllavisë të bënin hapërimin e parë në mënyrë që sado pak popullatës shqiptare në këto troje etnike (shqiptare) t’i ofronin informim të mbikëqyrur nga partia (komuniste) në gjuhën shqipe.
Në atë kohë , në zjarrin e madh të mashtrimit serb dhe “indoktrinimit” të shqiptarëve se janë turq e duhet të shkojnë në token e ”tyre” del Esad Mekuli ((1954) me poezinë “TURK, ELHAMDULILA”
“Turku me shpatë ka pre- Evropa dridhet, ushton..Në Kosovë luftuem dhe ne Liri, kush s’të don?! Me shpatë, me zjarm sundoi- Me shekuj liri s’kemi pa. Tirani mbi ne gërmoi: Ja turku, elhamdulila! “
Dorën në zemër ,në konteks me kohen , viti 1954 , kjo poezi e Esad Mekulit ka qenë një mrekulli e guximit qytetar dhe intelektual “ Fenë me kombësi e njisoi, Muslim e turk- s’ka da. Deshti edhe emnin t’na harroi:- Je turk, elhamdulila! Dhe gjuhën tonë e ndaloi,Kush turqisht s’flet fe s’ka. Ashtu, thane, Zoti urdhënoi:- Je turk, elhamdulila!
“”Po, s’jemi turq, nuk jemi!
Jo kurr’! Ta dinë të tanë:
Shqiptarë dhe t’parët i kemi.
Feja prej kombit s’na ndanë! “

Pas luftës në Kosovë (1999 ) Serbia na nxori në pah një taktikë të “re” kundër nesh. Duke pare korrelacionin e fuqishëm Euro-Atlantiko-Shqiptare, diplomacia Serbe, por edhe qarqe te caktuara Maqedone e Greke, nëpërmjet strukturave te dukshme dhe te padukshme po synojnë nga jashtë-brenda, por edhe brenda per brenda shqiptareve qe te krisin deri ne shkëputje aleancën Euro-Atlantike-Shqiptare
Taktika e tretë, te përpiqen te armiqësojnë marrëdhëniet muti-fetare ndërmjet Shqiptareve si dhe midis Shqiptareve dhe popujt e tjerë te besimeve te ndryshme. Me ketë taktike, kundërshtaret e Shqiptareve duan te prodhojnë te kundërtën e asaj qe përben vlerën me te spikatur te qenies Shqiptare-harmoninë nder-fetare. Ne ketë taktizim, diplomacia Serbe dhe e qarqeve për rreth saj po përdorin çdo mjet manipulimi teologjik, burimi njerëzor dhe pastrimi parash per te provokuar radikalizmin ektremizmist islamik ndër Shqiptar , ne Shqipëri, Kosove, Maqedoni e gjetiu. Radikalizmi ekstremist islamik nuk eshte njohur kurrë nder shqiptare. Ai prodhon bazat e xhihadit si filozofia qe udhëheq terrorizmin ndërkombëtar, armikun me te rrezikshëm te civilizimit Perëndimor. Sindromat e radikalizmit islamik ne hapësirat kulturore shqiptare do te ndikonin jashtëzakonisht negativisht deri ne armiqësim ne marrëdhëniet Euro-Atlantike-Shqiptare.
Serbisë duhet thënë : “ Ti mund ta blesh shtratin, por jo edhe gjumin. Ti mund ta blesh orën, por jo edhe kohën. Ti mund ta blesh librin, por jo edhe dijen. Ti mund ta blesh ilaçin, por jo edhe shëndetin. Ti mund ta blesh gjakun, por jo edhe jetën. Ti mund të blesh tërë armët e botës, por jo edhe lirinë tonë.”

Literatura

-Tre taktikat për armiqësimin e shqiptareve me Perëndimin Nga Prof. Dr. Lisen BASHKURTI
-Rilindja – abetare e gazetarisë( monografi) , Frrok KRISTAJ
– TURK, ELHAMDULILA ,nga Esad Mekuli (1954)
– Serbët inatçorë ,nga Halit Bogaj
– Kështu flitet për ne, sepse na njohin ! , Fahri Xharra
– Liria , Riza Greiqevci

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close