Serbia gjithnjë e më afër me NATO!Dhe shtrohet pyetja sa i rrezikon kjo interesat tona politiko-ushtarke në vorbullën e riorganizimit të rendit të ri botëror!!

Kuvendi i Serbisë dje ka ratifiku një marrveshje për bashkëpunim me NATO i cili parasheh lirinë e lëvizjes dhe imunitetin për të gjithë pjestarët e NATO-s.
Që do me thënë,marrveshja e Serbisë me NATO në sferën e logjistikës parasheh lirinë e lëvizjes dhe imunitet diplomatik për të gjithë anëtarët e NATO-s qëgjenden ose kalojnë nëpër Serbi,si dhe privilegjet që u përkasin dilomatëve sipas konventës së Vienës.

ser-nato

 

Ajo parasheh edhe shkëmbim informatash sekrete në mes të NATO dhe Serbisë.Në Serbi këtë marrveshje e konsiderojnë gjithashtu si një mundësi të re dhe të mirë për një bashkëpunim akoma ma të madh në mes serbisë dhe NATO,në fakt në mes organizatës për përkrahje dhe furnizim të Aleancës si dhe agjencisë për përkrahje dhe furnizim,NSPO dhe NSPA.

 

Pjestarët e këtyre organizatave të NATO dhe automjetet e e transportit do të kenë siq thuhet”Të drejtë të patjetërsueshm të lirë të qarkullimit,kalimit në të gjithë Serbinë.Përderisa hyrja në zona të ndaluara të sigurisë do të harmonizohet me organet serbe përkatëse”Theksohet edhe se personelit të NATO-s nëse ata e kërkojnë atëhere do të duhet tu mundësohet qasje në të gjitha ojektet shtetrore dhe private ku punohet duke përfshirë edhe ato ku bëhet testimi dhe provat.I tërë personeli do të ketë imunitet të plotë dhe do të lirohet nga tatimi,dogana,mund të importoj paisje,të bëjë marrveshje për import malli,punë dhe shërbime ndërtimtarie,pa asnjë pengesë.

mc vuq

Të theksojmë se e tërë kjo si dhe disa aspekte të tjera ushtarako politike po merren dhe po komentohen në Serbi si diçka që mund të quhet si rikthim i interesit amerikan për Serbinë si dhe ndrrim të politikës së SHBA ndaj Serbisë.Tani sa është kjo e rrezikshme ose jo ,për interesat tona-Shqiptare në rrafshin e ngjarjeve aktuale globale ose për të ardhmen politike tonën në vorbullën e riorganizimit të rendit të ri botëror!!

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close