Kerry në Tiranë:SHBA, përkrah Shqipërisë në rrugën e reformave

TIRANË, 14 Shkurt /ATSH-Maela Marini/ – Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry zhvilloi të dielën një vizitë disaorëshe në Tiranë, ku përcolli mesazhe të rëndësishme për politikën shqiptare, ndërsa konfirmoi se “SHBA është përkrah Shqipërisë në rrugën transformuese të reformave”.

Sekretari Kerry mbërriti në aeroportin Nënë Tereza në orën 09:55, ku u prit nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i cili i shprehu mirënjohjen e thellë të shqiptarëve për të gjithë mbështetjen e pakursyer të SHBA-së, veçanërisht për integrimin e vendit në strukturat Euroatlantike.

kerry

Në konferencën e përbashkët për shtyp me Sekretarin amerikan të Shtetit, Kryeministri Rama deklaroi se “reforma në drejtësi ka një rol kyç për qëndrueshmërinë dhe rezultatet e çdo reforme tjetër në Shqipëri”. Kryeministri Rama vlerësoi ndihmën e SHBA-së për kryerjen e kësaj reforme, si dhe garantoi se “marsi do të jetë muaji kur do të votohet në Kuvend paketa e ndryshimeve Kushtetuese për reformën në drejtësi”. Kryeministri i Shqipërisë, deklaroi se zhvillimi i mëtejshëm i partneritetit mes SHBA-ve dhe Shqipërisë, do të luaj një rol kyç në sigurinë e rajonit.

Në deklaratën e përbashkët për shtyp pas takimit me Kryeministrin Edi Rama, Sekretari amerikan i Shtetit, Kerry vlerësoi se “Shqipëria është në rrugën e duhur të reformave, veçanërisht atyre që kanë të bëjnë me luftën kundër krimit, korrupsionit dhe forcimit të ligjit dhe shtetit ligjor”.

Duke inkurajuar reformat në Shqipëri, Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry shprehu bindjen se paketa e refomës në drejtësi, që është duke u shqyrtuar do t’i japë një goditje krimit dhe korrupsionit në Shqipëri. “Kjo kërkon mbështetjen e çdo shqiptari. SHBA janë të gatshme dhe unë jam këtu për t’ju konfirmuar se ne jemi përkrah jush në këtë transformim, por në fund, vetëm shqiptarët mund t’i miratojnë ligjet”, deklaroi sekretari Kerry.

 

Lidhur me marrëdhëniet dypalëshe, Sekretari Kerry u shpreh se “Presidenti Obama më ka thënë që të kujdesemi për Shqipërinë”. “Ndodhem këtu sepse jemi miq, jemi aleatë dhe kemi interesa të përbashkëta. Ne përkujtojmë 25-vjetorin e marrëdhënieve tona diplomatike. Shqipëria ka qenë në koalicionin kundër ISIS që nga fillimi dhe po qëndron bashkë me ne në Afganistan. Shqipëria nuk është thjesht një mike. Shqipëria është një vend anëtare e NATO dhe kjo sjell përgjegjësi të veçanta për rajonin”, tha ai, duke shtuar se “Shqipëria është duke lëvizur në rrugën e duhur”.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close