KOHA IME VARUR NË MUR (Poezi)
Atje në mur qëndron koha ime
E varur
Pret hapësirën
Ndjehet keq se është e vetmuar
Se nuk e ka hapësiren
E nuk më ka as mua
As akrepat
As tik e takun
Është veq formë
Që mua ma kujton
Ditën kur humbi dielli
Dhe ti nxitoje dhe ishe orë!
Xhelil Arifi 2016
Comments are closed.