Xhylie Ramizi na mungon fizikisht, por jo edhe shpirtësisht!  

Nga:Tefik Selimi


 

Njerëzit e dëshmuar të arsimit nuk do të duhej të vdisnin. Ata do të duhej të jetojnë gjatë e më gjatë. Pse jo? Sepse, jetën ia kanë kushtuar dritës së jetës, arsimit të popullit. Andaj, njëra ndër veteranet e arsimit në Gjilan ishte edhe Xhylie Ramizi, tash e ndjerë. Ajo tash nuk jeton më. Ajo shkoi në përjetësi. Por, ja vepra e saj me ditar në dorë, është akoma dhe jeton. Ajo (vepra) e saj kurrë nuk do të “vdes”, por do të jetojë jetë përgjithmonë.
Xhylie Ramizi ishte njëra nga pishtaret e para të arsimit në Gjilan. Ajo jetën me ditar në dorë e pati në gjak e në zemër. Kudo që punoi e veproi, la gjurmë të pashlyrera prej punëtores së së madhe të arsimit. Sot, kur ajo është ndarë nga ditari, nga familja, por edhe nga koleget e shkollës ku punoi, mbeti një zbrastirë e madhe. Emri si saj mbet tek secili pishtar i arsimit, të cilët patën rast ta kenë një kolege e një shok të punës plot vullnet e energji jete. Por, ja vdekja. Ajo po i merr njerëzit pa i pyetur. Pa e pyetur e morri edhe pishtaren e madhe të arsimit, Xhylie Ramizin. Ajo na mungon. Ajo fizikisht na mungon, por jo shpirtësisht.

Xhylie Ramizi, veterane e arsimit...
Dhe, pas një sëmundje të rëndë, ajo sot, në moshën 80-vjeçare ndërroi jetë. Ndërroi jetë dhe shkoi në pavdekësi. Jeta e saj është një “tjetër” jetë. S’ka se si mos të jetë kjo një dhimbje e të gjithëve se ajo na mungon. Por, jemi edhe krenarë që patëm një pishtare të madhe të arsimit. Kudo që ishte ajo, na bënte dritë prej një arsimdashëse të madhe dhe të etshme të arsimit. Ajo, kur ishte në jetë, na thoshte plot gojë: “Nuk di si ta përshkruaj ditën e parë. Mbaja me vete lapsa, goma, libra, por ndonjëherë edhe ndonjë sheqerkë. Pse jo? Nuk dija të kthehesha në shtëpi. I merrja fëmijët dhe punoja tërë ditën. Femrat i këshilloja se si të mësojnë shkrim-lexim. Ishte detyrë jona atë kohë të japim çdo gjë nga vetja. Detyra e mësueses, por edhe e mësuesit ka qenë obligim për të edukuar dhe arsimuar gjeneratat e asaj kohe, të cilët nuk ia dinin rëndësinë shkollës – tempullit të dijes njerëzore…, rrëfen ato ditë të takimit me ne, Xhylije Ramizi.
Mësuesja Xhylie Ramizi e ka një histori të veçantë se të tjerët. Ajo u lind më 1936 në Gjilan. Jeton akoma. Rrjedh nga një familje me traditë të pasur atdhetare. Si e tillë, ajo eci rrugës së të parëve të saj, të cilët arsimimin e deshën me zemër. Ajo ndër femrat e para të kësaj ane kreu Shkollën Normale me kurse pedagogjike në Pejë Prizren dhe në fund diplomoi në Normalen e Gjilanit. Jo vetëm kaq. Të gjithë në atë kohë të hershme Xhylien e quanin Afërdita gjilanase.

Ajo i dha vetës detyrë, në radhë të parë, ta ndihmojë femrën shqiptare. U bë mësuese e popullit. Ajo, nga ky epitet, u bë shend e verë. I gëzohej edhe zemra, por i qeshte edhe fytyra plot “nur” para nxënësve shkollarë. Për të parën herë punoi si mësuese në shkollën fillore të Livoçit të Gjilanit. Më vonë punoi në Përlepnicë, Malishevë, Velekincë e kohët e fundit në shkollën fillore “Abaz Ajeti” të qytetit, Gjilanit. Pati përkrahje të madhe nga xhaxhai, Murat Bajrami, i cili ishte njeri i shkolluar. Ai (Murati) e kreu medresenë. Xhylien ai e ndihmoi shumë, shumë. I fliste fjalë miradije për detyrën e saj, si mësuese. E adhuroi profesionin e mësueses.

Kur e shihte Xhylien duke punuar me zell për shkollën shqipe, ai i gëzohej punës së saj të shenjtë. Por, edhe Xhylia punoi dhe punë me ditar e respektoi shumë. Ajo në një rast pati shtuar: “Mezi pritja të gjendem para nxënësve shkollarë! – Ishte dëshira e madhe të jesh arsimtare dhe t’i duash fëmijët si një. Nuk di sis ta përshkruaj ditën e parë. Mbaja me vete lapsa, goma, libra, por ndonjëherë edhe ndonjë sheqerkë. Pse jo? Nuk dija të kthehesha në shtëpi. I merrja fëmijët dhe punoja tërë ditën. Femrat i këshilloja se si të mësojnë shkrim lexim…, shtoi në fund Xhylie Ramizi, tash në pension në moshë.

Xhylie Ramizi ishte një mësuese e gjithanshme e jetës dhe punës me ditar. Ajo kurrë nuk përtoi të punojë për nxënësit e saj. Organizoi shumë programe shkollore. Sa herë vinin festat e ndryshme shkollore, sidomos ato kombëtare, ajo nga një “insert” apo “skenë” e vogël e shfaqte në klasë sa për ta festuar në aë kohë të rëndë. Vullnetin për punë nuk e zbehu asnjëherë. Përkundrazi, ajo gjeti përkrahje të madhe nga vëllai i madh, Hetem Bajrami, i cili e ndihmoi edhe në shumë aktivitete të tjera të jetës shkollore…

Kështu, Xhylie Ramizi punoi jo vetëm me nxënës, por punoi edhe nëpër organizata shoqërore. Ishte e para që organizoi këshillat shkollorë arsimorë. Ajo, si aktiviste e dalluar, mori pjesë nëpër organizata sindikale, shoqata të grave, por edhe në këshillat e pajtimit. Në vitin 1990, Xhylie Ramizi pensionohet. Pensionohet në shkollën fillore “Abaz Ajeti” të Gjilanit, vatër kjo e diturisë që i është mirënjohëse për punën që bëri mësuesja Xhylie. Edhe pas pensionimit, Xhylie Ramizi punon dhe s’ndalet dot. Ajo, gjer para pak kohe ka udhëhequr shoqatën e gruas “Elena Peshkopia”.

Këtë shoqatë e udhëheq nga viti 1990. Falë punës së saj të palodhur, kjo shoqatë ka bashkëpunim me shumë shoqata nga Prishtina, Prizreni, Gjakova, Mitrovica, Peja, Ferizaji, Kaçaniku, Podujeva etj. Mësuesja Xhylie Ramizi, ndonëse në moshë, ajo ka ende energji të “fortë” për punë e jetë. Ajo shpeshherë flet me admirim për shkollën shqipe dhe rrugën e mundimshme të saj nëpër kohë. Mësuesja e popullit krenohet për punën e dhënë gjer më tani.

Ajo sot i numëron shumë diploma, mirënjohje e shpërblime të tjera, të cilat i ka merituar me punë të pakursyer me ditar në dorë. Pse jo? Për punën e saj të shenjtë në procesin mësimor, ajo mori këto mirënjohje e diploma: më 1990 mori mirënjohjen nga Kryqi i Kuq, më 1996 ajo mori mirënjohjen “Kurora e argjendtë”, për rezultate të punës në procesin mësimor, më 1986 përsëri ajo shpërblehet me një orë dore nga shkolla fillore “Abaz Ajeti” e Gjilanit, më 1990 mori mirënjohje nga shkolla fillore “Mulla Idriz Gjilani nga Velekinca, më 1994 ajo mori mirënjohje nga shoqata “Motrat Qiriazi nga Prizreni, më 1996 mori mirënjohje nga Këshilli i Arsimit të Gjilanit për punë të suksesshme në procesin mësimor, po ashtu ajo më 1996 mori mirënjohje nga Shoqata e Veteranëve të arsimit të Prizrenit, në vitin 2000, mori mirënjohje nga shkolla e fshatit Velekincë, si dhe mirënjohjen e fundit Xhylia Ramizi e mori nga shkolla fillore “A. Ajeti” e Gjilanit. Ka edhe sa e sa diploma e shpërblime të tjera, të cilat janë kurora të jetës e punës së saj me ditar në dorë. Vërtet, Xhylie Ramizi ishte e mbeti një mësuese e popullit. Ajo meriton të quhet edhe Afërditë e Gjilanit/Por, ajo sot na mungon. Na mungon fizikisht, por jo edhe shpirtësisht. Ishte e tëra pishtare e arsimit. Ajo është Afërdita e Gjilanit. Emri i saj nuk do të harrohet, por do të përkujtohet dhe të çmohet lart në analet e arsimti. I qoftë lehtë dheu!

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close