Kartoni i kuq me flamuj të kuq.Dita e pavarësisë e gjenë shoqërinë tonë më të polarizuar se kurr më parë!
Sot më 17 shkurt në ditën e 8 vjetorit të shpalljes së pavarësisë,Kosova ishte edhe e kuqe kombëtare edhe protestuese me kërkesë këmbëngulëse për dorëheqjen e qeverisë e edhe me lider shteti arrogant edhe me shoqëri të polarizuar,e edhe me qytete të mbuluara me një flamur të kontestuar e pa atë që nuk mund ta kontestoj askush.
Nga opozita thonë se :
“Kryeministri i ofendoi qytetarët. Policia i kërcënoi protestuesit, por populli doli në mbështetje të opozitës kundër diktaturës Thaçi – Mustafa. Folën bashkarisht më shumë se 100.000 protestues. Qeveria e hajnave ra, fitoi sovraniteti, fitoi demokracia.”Populli insiston se kjo qeveri nuk duhet të qëndrojë aty as edhe një minut të vetëm. Së bashku do të shihemi më 27 shkurt, në protestën tonë të radhës.”
Ndërsa nga ana tjetër Qeveritarët edhe pse në paraqitjet e tyre paraqiten këmbëngulës në qëndrimin e tyre se si thonë ata: “sa ma shumë që opozita bënë protesta ne akoma ma shumë dhe ma gjatë do qëndrojmë në pushtet” ,dhe edhe pse mundoheshin të jenë edhe arrogant në qëndrimet e tyre duke thënë se atjo çfarë thonë nga opozita është vetëm diçka,që i shërben luftes së tyre për pushtet dhe se ajo çfarë ata thonë “hyn në njërin vesh e del në tjetrin”,prap se prap nga zëri i tyre që i trathtonte trgon se në brendi nuk ishin aq të sigurt për atë që thonin.
proinformacion.com
Comments are closed.