Olsi Jazexhi dhe roli i tij në shërbim të Serbisë
Shkruar nga: Fahri Xharra
18.02.16 , Gjakovë
Ne shqiptarët myslimanë kemi praktikuar ato pak rite të mbetura nga okupimi shumëshekullor turko-mysliman dhe jemi ballafaquar me problemet e vërteta të jetës, qoftë për një mbijetesë apo një jetë më të mirë. Vlerësimi i të huajve ishte se jemi myslimanë të lehtë. Por, çfarë u mendua kur na quajtën myslimanë të lehtë? Apo ishte thjeshtë një arsyetim për përkrahje.( Pse na quajnë “myslimanë të lehtë”? , Fahri Xharra , 28.07.2010,)

Në fillim kishte reagime të mira në këtë shkrim sepse nuhatej që diçka përgatitej; e ajo përgatitje kundërmonte erë “Jasexhi aroma” e cila pati filluar të ngjitet në hundët e shumë njerëzve si një erë ndjellakeqe për kombin tonë
Në shkrimin tim “Jazexhitë” nuk kanë të ndalur! ( Nëndor 2011 ) e shikoja këtë farë Olsin si një njeri të porositur të cilit dujej friguar “Dhe sot ngrehalucët e pandershëm, krejtësisht të ndjeshëm, ndaj “përgatitjeve” nga kuzhinat antishqiptare vazhdojnë të jenë si të “dehur “ apo të “droguar” në “ jazitë “ (“shkrimet “) e tyre (tur. jazmak- me shkrue). Është trishtim i madh ti lexosh “jazëgjite” (tur. jazici-shkrues, shënues) të cilët me “jazitë” e tyre mundohen me çdo kusht të bëjnë shpërlarjen e trurit tonë, dhe me “teoritë” e tyre s`bëjnë gjë tjetër vetëm se i shtojnë “ vaj e uthull” sallatës së përgatitur. “ Jazegjitë” mundohen të na krijojnë identitete fetare duke i bër shqiptarët musliman të afërt me turqit, ata ortodoks me grekët,katolikët me Vatikanin dhe kështu të krijojnë një përçarje apokaliptike te kombit tonë.
““Edhe pse shumica e shqiptarëve janë mysliman. Islamofobia dhe Turkofobia ishte pjesë e kulturës shqiptare që nga krijimi i shtetit të pare Shqiptar më 1912.” ankohet Jazexhiu,dhe pastaj vazhdon:”Meqenëse Islami lidhej me ardhjen e turqëve në këto anë, nacionalistët shqiptarë të cilët erdhën në fuqi pas largimit të Imperatorisë filloi tregimi plot urrejtje kundër turqve në mënyrë të vazhdueshme “ dhe “.Një modifikim i të vërtetës në stilin e njohur të Olsi Jazexhiut. Ai pastaj vazhdon :” Islamofobia ,në Shqipëri shpesh është përzier me propagandën kundër fesë nga e kaluara komuniste,me proselitizmin katolik ne posaçëshmëri. Lufta aktuale kundër terrorizmit dhe urrejtja e së kaluarës otomane janë shpesh të përziera për të prodhuar ndjenjën anti-islamike “. Ky është një mëndim i gjeneralizuar i Jazexhiut , i cili si “shpëtimtarë” i Islamizmit mundohet të mbron atë ,por në fakt mendja e tij e robërua mundohet të na kthen në shekullin e 14-të dhe numërimi i kohës sonë të fillon që nga… rishtas, pra. (Fahri Xharra: Një duet, një zë, një mëndje , 22/03/2012 )
“Margaritarit “ antishqiptar i shihet e vërteta e porosive të dirigjuara në shkrimin :” Z.Kerry, me sa mend e shpërblyet islamofoben Xharra? (http://www.zhurnal.mk/content/?id=153111456295) ku pas tjerash shkruan “A e kuptojnë Shtetet e Bashkuara se kujt ia kanë dhënë këtë çmim prestigjioz dhe dëmin që ky akt i ka shkaktuar imazhit të saj? Edhe pse Arbana Xharra nuk është e vetmja islamofobe në Kosovë që shkruan duke fyer rregullisht muslimanët shqiptarë, turqit dhe grupet e tjera fetare dhe etnike në vend, çmimi që iu dha nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe zonja e parë Michelle Obama ishte me të vërtetë i pabesueshëm. Ndërkohë që administrata Obama i ftoi muslimanët nga e gjithë bota për t’u thënë se lufta e saj ndaj ISIS-it “nuk është luftë kundër Islamit,” si pret që ta interpretojnë muslimanët dhe imamët e Kosovës çmimin që sapo ia dha Arbana Xharrës?…. Duke nderuar Arbana Xharrën, Shtetet e Bashkuara u kanë lënë një shije të hidhur shumë njerëzve në Ballkan. Ata që i kanë lexuar artikujt e Xharrës, apo të xhaxhait të saj Fahri Xharrës, janë plotësisht të vetëdijshëm për sulmet e tyre të egra kundër muslimanëve shqiptarë, Islamit, arabëve, palestinezëve dhe Turqisë.” ( Ky shkrim i Olsit u botua edhe në te perditshmen “Sabah” te Turqisë ne anglisht dhe turqisht ) /
“Përpëlitjet e fundit të islamofilëve ekstremist” ishte shkrimi im i në Gusht 2015 ku shkrova :” Tani , jazexhitë e kanë marrë në mbrojtje ekstremizmin grek të Kozma Etolianit apo thënë ndryshe po i dalin në “mbrojtje “ të njëri -tjetrit me të mjetin qëllim humbjen e gjuhës shqipe; por edhe më shumë se në kohën e turkut … “Fjalëbuti “Olsi jazexhi shkruan : Edhe pse propaganda nacionaliste shqiptare ka qejf ti portretizojë si grekë, komuniteti ortodoks në Shqipëri është i urtë dhe paqësor. Me në krye peshkopin Janullatos ata janë munduar në këto 20 vitet e fundit të ringjallin komunitetin e tyre, i cili, si pasojë e lidhjeve me Greqinë, shpesh është gjendur i anatemuar për keq. “Kurse një “mik” i shqiptarisë tjetër i përgjigjet “”Falënderojmë Intelektualet Myslimane shqiptare qe ndihmojnë vëllezërit e tyre Orthodokse ne këto dite te vështira. INTELIGJENCA ISLAME është bërthama e shqiptareve dhe kosovareve dhe di te dalloje ekstremizmin, hipokrizinë dhe sesi te bashkëpunoje me komunitetin tone Ortodoks; sigurisht dhe me komunitetet e tjera (p.p )Sa komike sa tragjikomike !
Fotoja e botuar në këtë intervistë me kete tekst “Каква је улога Ваткана и Католичке цркве у стварању албанског национализма?
Kulmi i të vërtetës së Olsit dhe shërbime te tija dolën në pah në intervistën e tij të dates 15.02.16 “АЛБАНСКИ ИСТОРИЧАР ЈАХЕЏИ ЗА СРБИН.ИНФО: Западне силе су исламофобне, исто као што мрзе Словене и Србе “ të cilin mund ta lexoni në : http://srbin.info/2016/02/15/albanski-istoricar-jahedzi-zapadne-sile-su-islamofobne-isto-kao-sto-mrz/
Për hire të miqve që nuk e njohin serbishten , do t`iu përkthej disa përgjigje të Olsi Jazexhiut , në të cilin shihet se ku ishte ajo “dashuria e tij për islamin “ dhe se kush qëndronta prapa tij :
“Në intervistën ekskluzive per Serbin.info , historiani shqiptar. Dr, Olsi Jazexhi na flet se si u formua kombi artificial shqiptar, roli i Vatikanit në këtë proces , për atë se kush sundon sot në Kosovë dhe se pse serbët në Kosmet janë të diskriminuar “
…. “ Duke e parë shkatërrimin e Perandorisë Otomane në Balkan . fuqitë e mëdha europiane të frikuara nga dalja e Serbisë dhe Greqisë në Adriatik; pas Kongresit të Berlinit , austriakët i zhvilluan disa projekte që nga muslimanët dhe të krishterët albanofon të krijon kombin Shqiptar (у Албанце, или shqiptarë.) Austriakët i shkruan tekstet e para për shkollat shqipe, austriakët e vjedhin Skenderbeun , shenjtorin e krishterë serbo malazez, dhe e shndërruan në hero nacional shqiptar, i mësuan shqiptarët të shkruajnë me shkronja latine dhe i mësuan se si të jenë armiq kundër Serbisë, Greqisë dhe Turqisë “’ ( Olsi Jazexhi )
“….. Muslimanët në Shqipëri janë të diskriminuar që dita e parë e themelimit të shtetit shqiptar dhe nga tërheqja e Turqisë nga Europa. Shteti i formuar nga Europa i quajtur Shqipëri , e kishte për qëllim vetëm “ civilizimin “ e muslimanëve në shqiptar…. Marionetat , në krye të Shqipërisë që nga Princ Vidi , mbreti Zog e deri tek Edi Rama janë munduar të minimizojnë rolin e islamit në Shqipëri. Mu këtu ishte edhe arsyeje e vrasjes se Esad Pashës nga agjentet e Italisë , sepse Esati ishte dhe musliman e edhe mik i Serbisë.” ( O.Jazexhi)
“Исто важи и за данашње Косово. И ако на Космету велика већина становништва су муслимани, Устав „Косова“, који је писао колонијални газда, Марти Ахтисари, одбацује било какаво помињање улоге ислама у новој НАТО колонијалној држави.
Myslimanet e mbështjella në Kosovë , sot nuk mund te shkojnë ne shkolle apo të zënë një vend pune . Ato janë zyrtarisht të diskriminuara në Prishtinë, dhe myslimanët kanë shumë e më shumë të drejta në Serbi dhe Mitrovicë (O.J)
Mos e dvet se të kallon vetë !
Comments are closed.