Gjuha shqipe po stërkeqet- me qëllim

Fahri Xharra     22.02.16
Gjakovë , xharraf@gmail.com


“KUR NJERËZIT NUK KANË MËSUAR TË SHKRUAJNË GJUHËN E TYRE AMTARE kanë të meta kulturore. Përditë vërej shembuj të mungesës së plotë të kulturës në gjuhën e shkruar. Dhe më e keqe është gjendja në Kosovë. Shumë shqiptarë nga Kosova, në mungesë të vetëdijes ose të arsimit, shruajnë si flasin, dhe kjo bëhet e mjerueshme. Nuk është mjet komunikimi përveç brenda familjes dhe fisit! Unë nga ana ime kam të meta në gjuhën e përditshme. Shumë herë kur miqtë e mi nga Kosova flasin edhe pse po mundohem, nuk kuptoj gjë.. Të mos flasim për humorin në televizion…. dëshpëruese, jam si idiot! “ shkruan Ullmar Qvick dhe vazhdon “A mos është turp kur unë, i huaji, duhet të ju tregoj për problemet tuaja gjuhësore? 47 vite studimi prapë nuk më kanë dhënë aftësi për të folur lirisht, kam një gjuhë disi zyrtare, artificiale. Pra, kuptoj vështirësitë tuaja, por nuk pranoj dembelizmin tuaj gjuhësor! “

Që 47 vjet miku i shqiptarëve Zoti Ullmar Qvick është me gjuhën shqipe , “dhe më lehtë e kuptohet gjuhën letrare të viteve të 70- 80 nga mediumet pamore të kohës se sa sot “ ( mëndimi im ), dhe shton :” Besoj se shumica e shqiptarëve të Kosovës janë në rrugë të gabuar, duke nënvleftësuar gjuhën e njësuar. Dihet se kjo gjuhë ka të meta në disa aspekte, por u pranua, dhe kur u pranua duhet të zbatohet! “
Në gjuhën e sotme të folur në Kosovë vërejmë si një qenie pa shtyllë vertebrale. Sikur zvarritet….
Po Nëna e jonë Shqipëri si qëndron me gjuhën shqipe ? Hiç më mirë se Kosova ; Bile edhe më keq !
E keqja më e madhe është se në Kosovë duke menduar se vetëm nga Shqipëria “rrjedhë mjalta “ gjuhësore ,po mundohen të`i përdorin të njëjta marina gjuhësore si në Shqipëri . Nga Tirana po vjen një shëmti , një përbindësh gjuhësor dhe se nëse kështu vazhdohet , librat e viteve 80 -ta do i lexojmë me “translater “
Ku mbeten rasat e gjuhës shqipe ? Shqipëri ne flasim shqip e jo turqisht , gjuhë e cila nuk ka as rasa e as gjini . Mos ia plotësoni dëshirën armikut .
Të mos harrojmë : Njohësi i veprës së Dh.Kamardës, francezi Eduard Shnaider (Pellazget dhe pasardhesit e tyre) mbasi bëri një përllogaritje të fjalëve-rrënja, pohon se « gjuha shqipe ka 785 të tilla, që e tejkalon tepër shumën e fjalëve rrënja të të gjithë gjuhëve të tjera, të vdekura dhe të gjalla. Dhe ky numër nuk është përfundimtar (…) Me 75 tinguj zanore, dhe 31 bashkëtingëllore të forta dhe 785 fjalë-rrënja, një gjuhë mund të arrijë në një shkallë përsosmërie të paparë ».- shkruan Fatbardha Demi ,Tek Zoti e pash vendin tim.
-….. e nxorra këtë përfundim që me të vërtetë duhet të jemi krenar që e flasim këtë gjuhë hyjnore dhe që i takojmë dhe je jemi pasardhësit e denjë e një populli të stërstërlashtë-pellazgëve. Nga kjo më lindi edhe ideja e këtij lloj shkrimi i cili e ka qëllimin që mohuesit dhe stërmohuesit e kombit ,gjuhës sonë dhe trashëgimisë sonë hyjnore më në fund tí bindë që të heshtin. Nga këto libra dhe libra të tjerë mund të shohim dhe të bindemi se pse kemi aq shumë mohues, edhe nga kombet tjera. Po pra, jemi trashëgimtarët e vetëm të gjallë të pellazgëve-ilirëve.
“A kemi prova që të na bindin se gjuha e Pellazgëve ishte ajo gjuhë flitet set nga shqiptarët (Shkyptars). Po, përgjigje studjuesi , sigurisht që kemi dhe kemi prova që nuk mund të kontestohen . Për të shtruar drejt hipotezën e vërtetë e dijmë që nga gjuhet e vjetra e kemi vetëm pellazgishten e cila në vazhdimësi është përdorur nga Epirotet, Thesalët, Thrakasit, Ilirët Dardanët dhe të tjerët, një gjuhë që ende e flasin shqiptarët e sotshëm (E.Sch) ( Fahri Xharra, Gjuha shqipe – gjuhë e perëndive ! )

Ne kishim burra të gjuhës , historisë dhe atdheut ?. Akademiku Mark Krasniqi ne vitin 1973 shkruante:“Gjuha e përbashkët letrare me të gjitha elementet përkatëse që përfshin ky kuptim, është një domosdoshmëri e çdo kombi sepse pa të ai nuk ka perspektivë as të zhvillimit kulturat as të ekzistencës si tërësi kombëtare. Gjuha e përbashkët është një nga karakteristikat kryesore të çdo kombi. Gjuha e përbashkët letrare është një element i fuqishëm lidhës sepse çimento e fortë që shtrëngon gurët e granitit të kompaktësisë kombëtare, është fuqia më madhe e kohezionit të një populli. Ajo ka një mision historik në zhvillimin e kombit në çdo aspekt dhe në çdo periudhë, ajo duhet të dalë nga gjiri i popullit. Gjuha letrare duhet të ushqehet vazhdimisht nga burimi i pashtershëm i thesarit popullorë, nga i cili rrjedhë e kumbon një begati e pashoqe e leksikut të kristaltë të tij. Fjalët e huaja nuk e pasurojnë gjuhen , përkundrazi ato ua zëne vendin fjalëve të gjuhes amtare dhe kështu gjuha e popullit varfërohet.”

Ku vete gjuha shqipe ? Vallë , a mos është diçka duke u përgatitur për të keq?
“Si çdo popull edhe populli shqiptar ka një begati të madhe të kulturës materiale e shpirtërore, që përfshinë një vetvete elementare dhe karakteristika të krahinave të ndryshme.Kjo vlen edhe përsa i përket gjuhës së popullit. Dialektet format e të folurit, nuancat gjuhësore etj, nuk e varfërojnë gjuhen e një populli. Përkundrazi këto janë burime të ndryshme që derdhin ujin në një lumë të vetëm e të përbashket. Këto veçanti në gjuhen e përbashkët letrare luajnë atë rol të cilin e kanë kostumet e bukura popullore të krahinave të ndryshme në formimin e mozaikut piktoresk të veshjes sonë kombëtare.”

Atdheu nuk do mëshirë ! Gjuha e përbashkët e atdheut nuk do lëmoshë ! Por , ajo nuk duron shumë . është idhnake dhe nga mëria e moskujdesit tonë ajo zhduket ; dhe pastaj thonë që na ishte dikur një gjuhë shqipe .
Si detyrë e domosdoshme dhe e përhershme shtrohet mbledhja e leksikut popullor në të gjitha krahinat e banuara nga shqiptarët e Gadishullit Ballkanik e gjetiu. Te gjitha këto duhet të gjejnë një vend në fjalorin e gjuhës shqipe : nga të gjitha viset duhet të merren temat shprehjet e elementet e tjera gjuhësore , të bëhet sistematizimi i tyre të studiohen dhe ti shfrytëzojnë gjuhëtarët e letraret në punimet e tyre.
Me punën tonë të vetëdijshme e të vazhdueshme do të arrihen rezultate të përhershme në pasurimin e gjuhës -si rrjedhim i ndikimit reciprok të letrarishtes në gjuhen popullore dhe anasjelltas. Pa dyshim, kjo do të luaj, përveç tjerash, edhe rolin e rëndësishëm historik në kohezionin e kulturës dhe të vetëdijes kombëtare.
Ta ruajmë gjuhën shqipe se ajo është gjuhë e perëndive !

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close