Ultimate magazine theme for WordPress.

Një monografi e rëndësishme e shkruar për Entin Regjional të Arsimit Pedagogjik në Gjilan…

Tefik Selim   Gjilan, 22 shkurt


Çdo gjë që shënohet, rëndësia e saj është e madhe. Thonë, “I mençuri shkruan, e budallai mban në mend”. Kjo është një maksimë e vërtetë dhe qëndron. Vetëm shkrimi (dokumentei), e arsyeton punën e akcilit njeri. Dokumenti është fakti i “gjallë” që lë gjurmë dhe nuk humb. Prandaj, secila veprimtari e punës që përshkruhet dhe ruhet e shënuar, e ka vlerën tejet të rëndësishme dhe është madhore. Por, nëse këto aktivitete apo veprimtari tona nuk i shënojmë, harrohen. Pra, harrohen njerëzit, koha, ngjarjet, puna, emrat, biografitë e tyre dhe “historia” e kësaj veprimtarie arsimore mbetet e thatë dhe pa asnjë gjurmë dokumentari. Kur kjo veprimtari e kaluar e arsimit shënohet, ajo mbetet e “gjallë” dhe jeton gjatë.
Ditë më parë, autorët: Azem Azemi, tash i ndjerë dhe Ilmi Rexhepi, punëtorë të Entit Regjonal të Gjilanit, botuan monografinë e rrallë të kësaj fushe të jetës me titull: ”Enti Regjional Arsimor – Pedagogjik i Gjilanit (1965-1995). Një monografi jo aq voluminoze, por mjaft e dobishme dhe përmbajtësore me interes të përgjithshëm. Këtu janë dhënë shumë shënime më të ndryshme të Entit në fjalë, ku është përfshirë një veprimtari e punës Arsimore e Pedagogjike në shkollat e Anamoravës.

Ballina e monografise...
Pra, “Enti Regjional Arsimor – Pedagogjik i Gjilanit (1965-1995)”, është monografia e vetme e këtij lloji e dy autorëve gjilanas, Azem Azemi e Ilmi Rexhepi, profesorë, të cilët, si një, ia dolën punës dhe kurorëzuan punën e tyre të palodhshme me një tekst (monografi) që flet me mjaft dokumente dhe foto të një kohe jo aq të largët të “jetës” arsimore e pedagogjike në komunën e Gjilanit me rrethinë. Kjo monografi dokumentare e publicistike, ngërthen në vete punën dhe aktivitetin tridhjetë vjeçar të Entit (1965-1995, ku përmes këtyre materialeve e shënimeve të nduar-nduarta të autorëve të librit, lexuesi ynë do të njihet në mënyrë të hollësishme e të bollshme për punën dhe veprimtarinë e gjithëmbarshme të Entit, si me: organizimin, përmbajtjen dhe format e punës, kuadrin që ka punuar në këtë institucion të dijes si dhe aktivitetet të tjera të zhvilluara mbrenda tij.
Andaj, hartuesit e monografisë në fjalë janë mbështetur në të dhënat që i posedonte Arkivi Nërkomunal i Gjilanit për veprimtarinë e Entit Regjional Arsimor – Pedagogjik prej themelimit në vitin 1965 e deri në vitin 1995, kur është shuar puna e tij 30-vjeçare. Siç dihet, Anamorava e Gjilanit ka traditë të hershme e të gjatë të arsimit të popullatës së kësaj ane. Pra, në këtë komunë janë të njohura shkollat e para shqipe si është fjala në Stubëll të Epërme, Pozharan e në mese të tjera të kësaj ane.
Sipas kësaj monografie dokkumentare shihet qartë se, në Gjilan, në vitin 1941 është hapur shkolla fillore me emrin “Bogdani”. Më vonë kjo shkollë ka shërbyer nga viti 1945 e më vonë si nisje e parë e punës së Gjimnazit “Z. Hajdini” në Gjilan. Pra, kjo datë (1941) mirret si ditë e parë e fillimit të procesit mësimor në këtë qendër të Anamoravës. Mandej, pas këtij viti (1941), shkolla fillore janë hapur në fshatin Bresalc, Cërnicë, Hogosht dhe Strezovc. Në vitin 1942-43 e më vonë, shkolla fillore janë hapur në këto vende, si: Livoç, Kmetoc, Pozharan, Sllatinë e Epërme, Vërban dhe Koretin e mese të tjera.
Pas kësaj kohe, shkolla fillore janë hapur në vitin 1945/50, duke filuar nga katër klasëshë e deri në tetë klasëshe. Shkolla fillore janë në këto mese, si: Përlepnicë, Pogragjë, Dobërçan, Bresalc, Cërnicë, Kmetoc, Pasjan, LIvoç i Ulët, Partesh, Belinicë, Budrikë e Ulët dhe Llashticë. Në monografi në fjalë jepen shumë të dhënat për inspektorët e arsimit që kanë punuar atë kohë, si janë: Adem Meshina, Asllan Zubaku, Shefqet Sherifi, Hasan Alidema, Hasan Dylxheri, Kadri Blloshnji, Sylejman Osmani, Fetah Rexha, Skender Gashi, Sejdi Hoxha, Mustafë Hajrizi, Hamdi Ajeti, Tefik Jakupi, Aleksandër Periq, Tefik Geci etj. Po kështu, Gjilani, si qendër e Anamoravës, pos shkollave fillore, janë hapur me kohë edhe shkolla të mesme, më vonë hakpet Shkollën e Lartë Pedagogjike e kohës së fundit, në këtë qendër të Anamoravës është hapur Fakulteti i Edukimit dhe Universiteti “Kadri Zeka”.
Në këtë monografi janë përfshirë emrat e punëtorëve që kanë punuar në Entin Regjional Arsimor – Pedagogjik. Këtu janë dhënë biografitë e tyre, të cilët dokumentojnë aktivitetin e tyre ku punuan në kushte të rënda të punës e të jetës. Këto shënime janë të plotësuara me foto dhe me të dhëna të shumta dokumentare për një libër publicistik që ia vlen. Janë këta 51 anëtarë apo punëtorë të vyeshëm, të cilët punuar në Entin Regjional të Arsimit në Gjilan, që sot, si një, janë kreanari e punës që kanë vepruar e dhënë mjaft shumë nga veti në një kohë me shumë sfida jete e pune. Ata punuan dhe asnjëherë nuk u gjunjëzuarn para një pushtuesi shekullor. Monografinë në fjalë e botoi Shtypshkronja “Pika 5/A” në Gjilan. Vepra ka 214 faqe tekst.

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close