Është lokalizuar vendi i burimeve të sinjaleve misterioze që vinin thellë nga gjithësia

Tani më një kohë të gjatë po i mundonte shkencëtarët një burim sinjalësh nga thelësitë e gjithësisë,dhe nuk po mund të gjenin burimin prej nga vinin.
Por tani shkencëtarët për herë të parë kan mundur të lokalizojnë burimin e radio-sinjaleve misterioz (FRB) për të cilin burim gjurmonin që nga viti 2007,kur edhe jan detektuar.

Parkes Observatory në Australi

Që nga atëherë ,sinjali është kapur vetëm 17 here,e cila gjë është edhe rrethanë vështirësuese kur dëshirohet të lokalizohet burimi.Secili nga 17 sinjalet e kapura ka zgjatur vetëm disa milisekonda,të cilat kan emituar energji të cilën Dielli ynë e prodhon për 10.000 vjet.
Shkencëtarët kohë të gjatë nuk ishin të sigurtë për atë se cili është shkaktari i tyre.Që nga spekulimi se mos bëhet fjalë për civilizim jashttokësor,e deri tek ndeshje yjesh,në tavolinë ishin edhe opcione të çuditshme.Për të ardhur deri tek natyra e vërtetë e sinjaleve,s’pari është dashur të përcaktohet largësia e burimit të panjohur.

Duke shfrytëzuar teleskopë nga Parkes Observatory në Australi i cili ka gjetur “Jehonën”e sinjalit,por edhe me ndihmen e teleskopit 8,2 metërsh -subaru nga Hawai,shkencëtarët kan ardhur në përfundim se burimi gjendet diku rreth gjashtë miliardë vit drite nga Toka,në galaktikën eliptike për të cilen mendohet se është shumë e vjeter.
Astrnomi Ivan King nga observatoriumi britanik” Jodrell Bank Observatory” për herë të fundit e ka kapë sinjalin më 18 prill të 2015.Ai beson se sinjali është gjurmë e civilizimit alien,dhe mendohet se bëhet fjalë për ndeshje të dy yjeve neutronike të cilët para kataklizmës përbënin një sistem binar që orbitojn njëri tjetrin.King ,përjashton mundësinë e eksplodimit të një supernove.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close