Vita Guhelli – një artdashëse e madhe e muzikës klasike dhe krijuese…

 Tefik Selimi       Gjilan, 25 shkurt 


Vita Guhelli, krijuese e kengetareI madh e i vogël në Prizren me rrethinë, por tash edhe në Prishtinë, e njohin Vita Guhellin si artdashëse e re të muzikës klasike. Ajo është e “pjekur”, përkundër moshës së saj të re. Me kohë është rritur me tingujt, ritmin e me notat e këtij arti të bukur. Ajo jeton me këngën, por edhe me artit letrar.

Jo vetëm kaq. Vita Guhelli është e lindur në Prizren nga një familje adhuruese e këngës. Nëna saj B.Morina, është këngëtare e muzikës burimore shqipe. Ajo ishte shtylla dhe inspirimi i saj i parë në jetë.

Sigurisht, Vita Guhelli, talentin e këndimit e ka trashëguar heret si e vogël. Shih për këtë, ajo për herë të parë është paraqitur në skenë në moshën 5-vjeçare. Pastaj ka filluar t’i vijojë mësimet e para në Shkollën e Ulët të Muzikës – drejtimi për piano. Shkollën e mesme të muzikës e ka vashduar drejtimi solkëndim në Prizren. Gjatë shkollimit, ajo është njohur me dy pedagogë, të cilët i besuan zërig të saj joshës, ku e mbështeten në çdo aspket të shkollimit në këtë fushë të artit të bukur.

Pedagogët që e mbështetën janë Valentina Dërguti dhe Shkumbin Krasniqi. Këta janë vlerësuesit e saj, të cilët i dhanë kurajo dhe nxitje për artin muzikor. Ajo shton se, ata janë arsyeja që ajo iu qas me shumë seriozitet muzikës klasike. Këtu zuri fill jeta e saj më artin e shpirti, muzikën. Dhe, ajo sot s’ndahet dot nga ky art i bukur i shpirtit. Natë e ditë ushtron dhe sukseset e saj nuk mungojnë. Jo vetëm kaq. Vita Guhelli, artdashësja e muzikës klasike, është edhe krijuese e artit letrar. Para pak kohe botoi veprën e tretë me tregime me titull: “Ëndrra e bardhë”. Është një vepër q i takon botës së të rinjve. “Po, tha Vita, – Librin tim të tretë e kam shkruar në moshën18-vjeçare,”Ëndërr e bardhë” është një roman i cili flet për jetën e një femre të “fuqishme”. Këtu e rrëfej jetën si çdo i ri kur jeta i duket një “ëndërr”. Si çdo i ri, edhe unë i kam pasur ëndrrat e mia, të cilat, me këtë vepër letrare i bëra “realitet”. Po kam shkuar edhe një vëllim poetik. Ky vëllim, në vitin 2013 u zgjodh libri i vitit. Nga kjo punë imja, morra dhe mirënjohjen si krijuesja më e mirë e këti viti në Prizren.

Po ashtu, në shumë konkurse letrare jam shpërblyer me vende të para. Ia vlen të ceket ai i Unionit Evropian, garë ndërkombëtare, nga e cila u shpërbleva me vendin e parë. Po ashtu, në vitin 2014 në Festivalin “Kosovarja këndon” me këngën e Vaçe Zelës “Rrjedh në këngë e ligjërime”, ku jam vlerësuar me vendin e parë. Mandej, kam mbajtur një koncert solistik me shokë më të njohura të këngës operistike (klasa e solokëndimit me profesor Valentina Dërguti dhe Shkumbin Krasniqi). Vokali im ishte kolonë zanore e serialit vendor “Stinë dashurie”.

Së fundmi, në bashkëpunim me profesorin e këndimit, Shkumbin Krasniqin kemi konkuruar në Festivalin “Top fest” me një baladë, tekstin e së cilës e kam shkruar unë, ndërsa melodinë e ka kompozuar profesori. Në verën e kaluar e kemi vënë në skenën e Teatrit Kombëtar operën e “Mozart “Bastien und Bastiene” pjesë e summer academy me profesoreshën gjermane Caroline Izabel Merz si dhe dirigjentin dhe pianistin e njohur shqiptar, Desar Sulejmanin”. Kjo ishte Vita Guhelli, një artdashëse e muzikës klasike, por edhe krijuese e artit letrar. Aktualisht, Vita Guhelli studion këndimin klasik në Akademinë e Muzikës në Prishtinë. Ne Vitës i uruam shumë suksese të tjera!

 

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close