“Bushët,Klintonët dhe Regani e shkatërruan Jugosllavinë”thotë një analist amerikan,prorus !

Analisti amerikan Phil butler i qanë hallin ish Jugosllavisë.Ai thotë se nëse NATO nuk do ta kishte shkatërruar atë ,ajo sot do të ishte në rangun e fuqive të mëdha Europiane.
Këtu:http://journal-neo.org/2016/02/22/a-yugoslavian-fantasy-24th-versus-149th-place/

former_yugoslavia

Siq thotë ai më tutje”coptimi i Jugosllavisë ishte pjesë e një plani të gjerë të perendimit që ti krijojë kundërshtarë vendeve të botës së tretë.”
Jugosllavia socialiste e pas luftes së dytë botërore ishte në një farë mënyre tegim europian i suksesit,gjë e cila nuk i pëlqente perëndimit.Dhe mu ky lloj i mirqenies dhe përparimit e ka shtyrë estabilishmentin politik perendimor të filloj shkatërrimin e saj”,mendon ma tutje Butler.

” A mund ta mendonit Europen sot me Jugosllavinë në të,si lojtar kyq?Unë mundem.Jugosllavia në të vërtetë,është njëri nga eksperimentet më të mëdha kulturore njerzore,në histori.E formuar në hapësiren e konflikteve të perandorisë Austrohungareze dhe asaj Otomane,Jugosllavia i ka bashkuar dy kulturat në mënyrën e cila nuk ishte parë që nga koha e Aleksandrit të Madh,i cili pas okupimeve të mëdha i asimilonte popujt.Me aq sa unë di asnjëra nga shetet e Ballkanit ,sot nuk mund as të andrroj as gjysmën e këtij prosperiteti.”Shkruan Butler në kolumnen e tij për “New Eastern outlook”
“Nuk guxonin që ta lejonin të garoj me Gjermaninë,Francën e posaqërisht me Britaninë e Madhe.Bankierët nga Londra dhe Luksemburgu nuk mund të nxjerrnin miliarda nga sistemi socialist.Jugosllavia duhej të vdiste,ndërsa Regani,familja Bush dhe ajo Klinton kan ndihmue që kjo të ndodhë”Thotë Butler duke cituar politologun nga Washingtoni Michael Parenti.E sipas këtij të fundit ,kinse qëllimi ka qenë që popujt e Jugosllavisë të shndrrohen në popuj të botës së tretë.
“Plani ka qenë që të ndahet vendi,e cila më pastaj ekonominë e saj do ta hapte për kompanitë dhe bankierët perëndimorë,thyerjen e resurseve natyrore,duke përfshirë edhe pasuritë e mëdha natyrore në Kosovë.Demontimin e industrisë e cia nuk guxonte të ishte konkurrente e prodhuesëve perendimorë,si dhe krijimin e popullsisë së varfër por të arsimuar dhe të përgatitur e cila do të jetë e detyruar të punoj për një shpërblim minimal.”
Dhe pyesin cili do të jet plani për Rusinë?Dhe sipas këtij analisti kinse paska shumë ngjashmëri në mes kampanjës së NATO para bombardimit të Jugosllavisë dhe aktivitetit të tyre para invazionit në Irak dhe Libi!!
Pra a ishte plani i NATO-s i suksesshëm?Si duket po.Dhe sipas Butler Bosnia është ekonomia e 112 në botë sipas zhvillueshmërisë,Kroacia është në vendin e 76,Maqedonia në të 130,Mali i Zi në të 149,Serbia në të 87,përderisa Slovenia në të 81.Kurse Kosovën e quan “Shtet mafioz”!!
Pra sipas këtij palo analisti këto republika ish Jugosllave jan sjellë në atë pozitë që më asesi të mos mund të konkurojnë me vendet e BE.Dhe gjithnjë sipas tij NATO është kah i “gëlltitë” të gjitha këto shtete një nga një.

Pi:Dhe shikojeni se sa me fat jemi ne shqiptarët që kishim një aleancë kaq të fortë dhe na ndihmoi të shkëputemi prej kësaj krijese ,monstrum politik,e cila akoma ngjallë ostalgji të quditshme jo vetëm te ata që e sundonin dhe e kishin në duart e tyre si shtet dhe aparat sundimi por edhe tek të të tjerët që në fakt nuk kishin të bënin shumë me këtë krijesë.siq është rasti me këtë analistin pikpamjet e të cilit i shkruam më lart.sepse neve na duhet ta dimë edhe atë se çfare të tjerët mendojnë për ne e edhe për gjërat që në mënyrë indirekte ose direkte kan të bëjnë me të kaluaren ,të tashmen,dhe të ardhmen tonë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close